LAJMI I FUNDIT:

Strugë, 280 persona u lëshuan nga karantina shtetërore

Strugë, 280 persona u lëshuan nga karantina shtetërore

Familje me fëmijë të vegjël, më të rritur dhe më të vegjël ishin mes gjithsej 280 qytetarëve nga e gjithë Maqedonia që sot përfunduan karantinën e tyre katërmbëdhjetë ditore në Strugë. Pothuajse të gjithë kishin mbërritur më parë nga Vjena, Austri, ku më pas ishin shpërndarë nëpër dhomat e hoteleve.

“Një nga një ose në grup, njerëzit që ishin akomoduar këtu në hotelin në Strugë po largoheshin për në shtëpi. Ata i prisnin të afërmit dhe miqtë e tyre nëpër makina sepse nuk kishte transport të organizuar deri në qytetet dhe fshatrat e tyre “.

Pas largimit nga shtëpitë e tyre, këta njerëz, si të gjithë të tjerët që largohen nga karantina shtetërore, do të duhet të kalojnë edhe 14 ditë të tjera në izolim shtëpiak.


“S’mund të ankohem sepse çdo gjë ishte mirë. Nuk kishim probleme. Çdo gjë kaloi si më mirë. Nuk kishte të infektuar deri më tani…”

“Shkova për tre ditë, u mbyllën kufijtë dhe ishte e detyruar të qëndroj derisa të organizohet fluturim humanitar. Në përgjithësi duke biseduar me të tjerët prej në ballkon…të gjithë jemi mirë. Nuk guxonim ta kalonim pragun e shtëpive. Këtu na lihej ushqimi”…

Katër ekipe mjekësore dy javë nga 12 orë kanë bërë kujdestari dhe kanë qenë në dispozicion për këto persona.

“Nga kontrollet e kryera, nuk kemi konstatuar që dikush është i prekur nga korona. Informacionet janë se, nëse ndjejnë simptoma, të paraqiten tek mjeku amë”, tha Oliver Bojçeski- mjek.

Pasi ky grup u largua, tani në Strugë do të akomodohen 300 qytetarë tjerë, për të cilët tani duhet të fillojë karantina shtetërore. Ata pritet të arrijnë të martën./Alsat/

https://www.youtube.com/watch?v=CjR8s7mdLQg&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori