Simptoma e re e çuditshme që po ndiejnë personat e prekur nga coronavirusi, këto janë rrëfimet e tyre

Pacientët e prekur me coronavirus në Britani kanë përshkruar një simptomë të çuditshme të re, një ndjesi pickimi bezdisëse nën lëkurë
Një grua tha që kishte përjetuar ndjenjën e çuditshme si një pickim gjilpërash.
Tracy Clark, 49 vjeç, nga Tyneside e Veriut, tha se ajo gjithashtu ndjeu një ngacmim bezdisës si pickim teksa përjetonte simptoma të coronavirusit.
Ajo tha: “Unë e përshkruaj atë në këto mënyra: sikur të jem në një liqen të akullt, si të goditesh nga rrufeja, si kunjat dhe gjilpërat në të gjithë trupin . Nuk kanë dhimbje, por janë tmerruese”.
“Është një ndjesi fizike marramendëse, duket sikur çdo gjë nën lëkurë po zien. Kam patur për rreth 9 ditë simptoma, e dija që do të kisha temperaturë, kollë dhe dhimbje. Kisha lexuar për to. Por, u habita kur përjetova simptomën për të cilën nuk kisha lexuar askund. Edhe pacientë të tjerë që ishin në të njëjtin spital me mua, kanë përjetuar të njëjtën gjë. Duket sikur diçka lëviz nën lëkurë, ndjen një ngjethje në trup dhe duket sikur e gjithë lëkura po “gumëzhin”, tha ajo më tej, raporton The Sun.
Liam Gardner, 40 vjeç, nga Surrey tha se pas katër javësh që i kishin nisur simptomat e coronavirusit, ai kohët e fundit filloi të ndjejë një “shpim” në duar dhe krahë.
Ai tha: “Gishti im tregues dhe gishti i unazës mu mpinë komplet dhe kisha këtë ndjesi shpimi gjilpërash në të gjithë duart dhe krahët”.
Nigel Davies, 60 vjeç, nga Chester filloi të përjetojë simptoma pasi u kthye nga një udhëtim në Austri në 14 Mars.
“Kam pasur një kollë dhe dhimbje të fytit, dhe javën pasardhëse kisha aq dhimbje trupi, ethe, dhimbje koke dhe fle gjatë gjithë kohës,” tha ai.
“Por gjëja më e çuditshme ishte lëkura ime, dukej sikur i gjithë trupi im ishte djegur nga dielli dhe madje edhe veshja e një bluze ishte e dhimbshme. Ishte kaq e çuditshme”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ja si duket truri i fëmijës tuaj gjatë përdorimit të telefonit: Varësia nga rrjetet sociale lë pasoja të tmerrshme

Si të pastroni siç duhet protezat për të parandaluar erën e keqe të gojës dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur: Ky gabim e përkeqëson problemin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja