LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë

Bahtiri kërkon që edhe Mitrovica të futet në karantinë

Kryetari i Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë të aplikojë masën e karantinimit edhe për komunën që ai drejton.

Bahtiri këtë kërkesë e bën si masë parandaluese pasi që në të gjitha komunat përreth asaj të Mitrovicës ka të infektuar me koronavirus.

“Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë dërguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19”, ka shkruar Bhtiri në Facebook, transmeton Telegrafi.


“Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar ai.

“I lus qytetarët e Mitrovicës të qëndrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t’i zbatojnë me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik”,  ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje ka marrë vendim që edhe tri komuna të futen në karantinë, Prishtina, Ferizaj dhe Suhareka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori