Nga: Kastriot Dervishi
Ky është formulari i kërkesës për vizë hyrje në Shqipëri, i plotësuar nga Ibrahim Rugova në vitin 1980. Ai kishte zhvilluar në Shqipëri, dy vizita të mëparshme:
– 24 maj deri 4 qershor 1971.
– 26 maj 1974 deri 7 korrik 1974
Herën e parë ai kish ardhur së bashku me Rexhep Ismaijlin, duke qenë student i vitit të katërt dhe redaktor i revistës “Bota e re”. Herën e dytë u ftua nga Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë në Tiranë. Herën e tretë u ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve.
Hyri në Shqipëri më 15 mars 1980 nga Qafa e Thanës dhe u largua më 13 prill 1980 nga Hani i Hotit. Pikërisht kjo vizitë shënoi edhe armiqësimin me regjimin komunist. Bashkëpunëtorë të regjimit, si “Dragoi”, raportonin se ai fliste keq për Shqipërinë socialiste.
Rugova u ndoq si objekti “Zdrukthi”. Citohej të kish thënë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijuese. Shkrimtarët janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë ku ata punojnë”. “Ndaj letërsisë së realizmit socialist flet me përçmim e përbuzje”.
Në mars 1981, me urdhër të ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, u urdhërua përpunimi i tij (ndjekja duke e konsideruar “armik”).
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!
Çka nënkupton shatërvani?
“Lufta civile shqiptare”
Martin Camaj, agjent i UDB-së!?
Nga t’ja mbajmë? Urra! Mbi arkën e shtetit!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak