LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie kërkon që fëmijët e cenueshëm të mbrohen nga abuzimi në familje

Angelina Jolie kërkon që fëmijët e cenueshëm të mbrohen nga abuzimi në familje
Angelina Jolie (Foto: Guillermo Legaria/Getty Images/Guliver)

Ikona e Hollywoodit, Angelina Jolie ka shkruar një opinion për revistën “Time” që tregoi faktin që fëmijët mund të jenë të prekshëm nga pandemia coronavirus.

Ajo ka shkruar një letër të fuqishme në të cilën lutet që fëmijët e cenueshëm të mbrohen në të gjithë globin, shkruan Mirror.

Aktivistja vuri në dukje se fëmijët janë më rezistentë ndaj simptomave fizike, por janë më të prekshëm ndaj problemeve të tjera të shkaktuara nga virusi vdekjeprurës.


Angelina Jolie (Foto: Michael Loccisano/Getty Images/Guliver)

“Izolimi i një viktime nga familja dhe miqtë është një taktikë e njohur e kontrollit nga abuzuesit, që do të thotë se distancimi shoqëror që është i domosdoshëm për të ndaluar COVID-19, është ai që pa dashje do të nxisë një rritje të drejtpërdrejtë në trauma dhe vuajtjet për fëmijët e cenueshëm”.

“Bllokimet dhe qëndrimi në shtëpi kanë rezultuar në humbje pune dhe pasiguri ekonomike, rritje të stresit, presionit dhe pasigurisë për shumë familje. Stresi në shtëpi rrit rrezikun e dhunës në familje”, ka shkruar mes tjerash aktorja.

(Foto: Monica Schipper/Getty Images for Netflix/Guliver)

Angelina shtoi se shumë fëmijë mbështeten në shkollën e tyre për vakte çdo ditë, por edhe për një mundësi shpëtimi, si dhe një mburojë, duke ofruar mbrojtje.

“Nga dhuna, shfrytëzimi dhe rrethana të tjera të vështira, përfshirë shfrytëzimin seksual, martesën e detyruar dhe punën e fëmijëve dhe dhunën në familje”, ka pohuar Jolie.

Dhe pasi theksoi shqetësimet e saj të thella dhe problemet me situatën aktuale, aktorja dha hapa të qartë për lexuesit e saj për të siguruar që fëmijët rreth tyre janë të sigurt. Ajo inkurajoi njerëzit të telefonojnë familjen dhe miqtë, veçanërisht nëse dikush konsiderohet i cenueshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon

Driloni shokon me deklaratën: Nëse Drenusha puth Gresën, unë do të puth Leon

Magazina
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Gramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania

Magazina
Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Gramosi pas eliminimit: Fillova të kem frikë nga ajo shtëpi

Magazina
Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Befason Drenusha: Driloni s’do të mbahej mend po të qëndronte Atilla

Magazina
Kalo në kategori