LAJMI I FUNDIT:

Ulet edhe tregtia e jashtme në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë

Ulet edhe tregtia e jashtme në Maqedoninë e Veriut për shkak të pandemisë

Eksporti, por edhe importi i vendit pritet të pësojë ulje në muajt në vijim si rrjedhojë e krizës ekonomike dhe financiare të shkaktuara nga koronavirusi. Gjermania, Britania e Madhe, Serbia, Greqia, Bullgaria, Kina, Turqia dhe Italia renditen ndër tetë shtetet kryesore me të cilat kemi këmbim më të madh tregtar. Statistika tregon se vetëm në periudhën e fillimit të vitit po shënon ulje këmbimi tregtar me Italinë si shtetin më të goditur në Evropë, shkruan gazeta Koha.

Tregtia me Italinë ka shënuar rënie nga 93.4 milionë euro në dy muajt e parë të vitit 2019 në 79 milion euro në dy muajt e parë të këtij viti. Pritet që për muajt në vijim statistikat të jenë edhe më pesimiste. Edhe me shtetet e tjera kryesore me të cilat shënojmë këmbim tregtar kemi në mos ulje më të madhe, atëherë ngadalësim të tregtisë. Këmbimi tregtar i Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut shënon ulje të butë nga 606 milion euro në 602 milionë euro në periudhën janar-shkurt të vitit 2019 në raport me vitin 2020.

Me shtetet e tjera shënohet një rritje e butë e këmbimit tregtar për disa dhjetëra milionë euro, mirëpo ekspertët ekonomike thonë se në muajt në vazhdim me shumë mundësi edhe tregtia me këto shtete do të pësojë dëme për shkak se edhe ato janë të goditura nga pandemia globale. Ekonomistët thonë se situata po ndryshon nga ditë në ditë andaj është vështirë të vlerësohen dëmet, megjithatë shtojnë dëmet do të varen edhe nga kohëzgjatja e krizës që do të godisë ekonomitë në rajon dhe botë me intensitet më të ulët, apo më të lartë. Nga kompanitë më të mëdha në vend të prodhimtarisë metalike dhe elektrike thonë se për momentin nuk ka problem me furnizimet, por nëse vazhdohet kjo situatë pritet të ballafaqohen me problemet e furnizimit që do të ngadalësojë punë në këtë degë të rëndësishme ekonomike. Nga ana tjetër, problemet më të mëdha paraqiten në fabrikat të cilat në një pjesë të madhe janë të lidhura sidomos me tregun italian.


“Mendoj se problemet në industrinë e tekstilit dhe lëkurës problemet do të jenë katastrofike. Për momentin të gjitha porositë nga jashtë janë të anuluara, ndërkaq po vonojnë edhe pagesat .Pas 15 prillit presim edhe mbylljen e fabrikave. Ndoshta kompanitë më stabile në aspektin e financave edhe do të gjejnë zgjidhje si pushimet kolektive , mirëpo shtrohet çështja se çka do të ndodhë me ato biznese që kanë likuiditet më të ulët”, thotë kryetari i Shoqatës së tekstilit dhe lëkurës pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, Angel Dimitrov. Në ndërkohë, përfaqësuesit e fabrikave në pronësi të investitorëve të huaj kanë paralajmëruar ristartimin e prodhimtarisë së tyre. Nga Delegacioni i ekonomisë gjermane në vend, thonë se investitorët në javët e kaluara i kanë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse në prodhimtarinë industriale në bazë të rekomandimeve qeveritare. Nga atje i hedhin poshtë lajmet e rreme për investitorët e huaj në vend që në këtë situatë të rëndë nuk janë të dobishme as për kompanitë dhe as për të punësuarit.

“Me ristartimin e serishëm të prodhimit, kompanitë do të bëjnë çdo gjë për të plotësuar obligimin e tyre për ruajtjen e shëndetit të punëtorëve. Ristartimi i prodhimtarisë do të jep një kontribut të rëndësishëm ndaj ruajtjes së shoqërisë dhe shtetit”, thonë nga Delegacioni i ekonomisë gjermane në vend. Njëherësh shtojnë se zinxhirët e furnizuesve sërish do të pozicionohen në hartat botërore. Andaj rrjetet e odave gjermane ekonomike në botë nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina , Ukraina, Bjellorusia, Tunizia dhe Maroku po bashkohen me qëllim që të ofrojnë ndihmën e tyre për kompanitë gjatë vendosjes së strukturës së re të zinxhirëve të furnizimit./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori