Ish-deputeti i PSD-së, Visar Ymeri e ka cilësuar si lajm të mirë ngritjen e aktakuzës ndaj 19 personave prej të cilëve 4 ish-ministra lidhur me procesin e privatizimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike.
Ymeri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është njëri prej proceseve më të dëmshme e të dyshimta të privatizimit në Kosovë.
“Uroj që procesi gjyqësor për këtë rast të mos përlyhet nga ndërhyrjet politike dhe të përfundojë me vendim meritor për të akuzuarit”, ka shkruar Ymeri.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë. Qenka ngritur aktakuza kundër 19 personave (prej të cilëve 4 ish ministra) për rolin e tyre në procesin e privatizimit të Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KKDFE e pas privatizimit KEDS). Ky është njëri prej proceseve më të dëmshme e të dyshimta të privatizimit në Kosovë. Këta katër ish ministra akuzohen se gjatë procesit të privatizimit kanë marrë vendim që kompanisë së interesuar për blerjen e KKDFE t’ia japin katër hidrocentrale edhe pse këto ka qenë dashur të mbesin pronë e KEK-ut, duke e dëmtuar kështu interesin publik dhe shtetëror të Kosovës. Uroj që procesi gjyqësor për këtë rast të mos përlyhet nga ndërhyrjet politike dhe të përfundojë me vendim meritor për të akuzuarit.
Një problematizim i tillë gjyqësor i një procesi aq shumë të lavdëruar të privatizimit duhet t’i shërbejë institucioneve publike dhe publikut në përgjithësi në Kosovë që ta trajtojnë e rimendojnë jo vetëm privatizimin e KKDFE-së, por tërë euforinë privatizuese të çdo aseti ekonomik në Kosovë, eufori kjo e cila kryesisht justifikohej me menaxhim më të mirë të ndërmarrjes (në rastin e KEDS kjo qartazi bjen poshtë) dhe me parandalim të korruptimit të ndërmarrjes (prapë në rastin e KEDS kjo po bie poshtë meqë, siç e thotë nobelisti Stiglitz, privatizimi kur institucionet publike janë të dobëta e përshpejton korrupcionin në vend se ta ndalojë atë). Për më tepër se kaq, ky proces tregon po ashtu se korrupcioni ne vend se të jetë devijim është rrjedhojë e pashmangshme e sistemit neoliberal të qeverisjes të cilin e ka aplikuar aq keq Kosova, ideologji kjo që insiston në parimin e mbivendosjes së tregut përmbi shtetin, ku tregu, e jo shteti, duhet të jetë ai që i ofron shërbimet ndaj qytetarëve. A nuk e kanë përdorur pikërisht këtë parim ish ministrat e akuzuar? Aktakuza e thotë që ata kanë marrë vendim për ta mbrojtur VETËM interesin e njërës palë (interesin privat) e jo edhe atë të palës tjetër (interesin publik). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite