LAJMI I FUNDIT:

Shtabi Emergjent i Skenderajt: Mos të shpërndahen ndihma për qëllime politike, ato të shpërndahen përmes komunës

Shtabi Emergjent i Skenderajt: Mos të shpërndahen ndihma për qëllime politike, ato të shpërndahen përmes komunës

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit Emergjent të Komunës së Skenderajt për menaxhimin e situatës emergjente të krijuar pas shfaqjes së infeksionit COVID- 19 në Kosovë.

Në këtë takim kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka folur rreth gjendjes aktuale dhe zbatimin e masave nga ana e komunës që ai drejton.

“Me qëllim të menaxhimit efikas të kësaj situate dhe përkrahjes së familjeve në nevojë Shtabi Emergjent mori vendim për mbulimin e nevojave të QKMF-së, sigurimin e masave mbrojtëse e dezinfektuese për institucionet lokale, duke përfshirë policinë, zjarrfikësit, kompaninë “Uniteti”, Ujësjellësin etj”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Skenderajt.


Po ashtu në njoftim thuhet se është vendosur që të ndahen rreth 1500 pakove ushqimore për familjet në nevojë, të cilat nuk janë të përfshira në asistencë sociale por që tani në këtë kohë kanë mbetur pa të ardhura ditore e të cilat familje janë identifikuar nga kryetarët e fshatrave.

“Të gjitha këto nevoja do të sigurohen nga mjetet financiare që ka ndarë Kuvendi Komunal në seancën e fundit urgjente.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se, Shtabi Emergjent ka bërë apel që të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë familjet në nevojë, këtë ta bëjnë përmes këtij shtabi, gjegjësisht Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies e cila i posedon të gjitha listat e familjeve në nevojë, duke përfshirë edhe familjet me asistencë sociale.

“Kjo me qëllim që të përfshihen të gjitha familjet në nevojë, të mbahen evidenca për secilën familje përfituese, që të evitojmë mundësitë që familjet në nevojë të mos përfshihen në listën e donatorëve, pakot ushqimore t’i shpërndahen nevojtarëve tek shtëpitë e tyre duke respektuar udhëzimet e IKSHP-së, për përdorimin e masave mbrojtëse si dhe duke ruajtur integritetin e familjeve në nevojë”, thuhet në njoftim.

Kryetari Jashari ka pohuar se “Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë nuk do të tolerojmë që individ apo grupe të caktuara të keqpërdorin situatën e krijuar për poena politik apo ndonjë qëllim tjetër”.

Në fund të këtij takimi kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherit udhëheqës i Shtabit Emergjent bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë t’i përmbahen vendimeve e rekomandimeve të institucioneve përkatëse për parandalimin e infeksionit COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori