Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet më 14 prill, në seancë të jashtëzakonshme. Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë.
Kjo seancë do të mbahet me kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues, tksa për mabjtjen e kësaj séance do të përgatitet salla në bazë të rekomendimeve të IKSHPK-së.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, të martën, më 14 prill 2020, në orën 11:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetëve nënshkrues. Kështu konstatoi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Sipas konstatimit kërkesa e deputetëve nënshkrues i plotëson kushtet formale-juridike, të parapara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për mbajtjen e seancës do të sigurohen kushte sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj komunikate, pikë e rendit të ditës do të jetë propozimi dhe miratimi i masave konkrete ekonomike e financiare që duhet t’i ndërmerr Republika e Kosovës për të tejkaluar sfidat e rimëkëmbjes ekonomike në adresimin e pasojave të pandemisë së Corona Virusit “Covid 19”, me qëllim të përballimit sa më të suksesshëm të pasojave e shkaktuara (aktuale dhe të ardhshme), në drejtim të parandalimit të krizës eventuale ekonomike, zvogëlimit të humbjeve ekonomike dhe ofrimin e mbështetjes së domosdoshme veçanërisht për sektorin privat në Kosovë.
Kurse po ashtu, “sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr. KO54/20, nr. Ref.651/20/rl, datë 6 prill 2020, pika 324, që ka të bëjë me ndërmarrjen e masave lidhur me situatën pandemike, Kryesia ngarkoi Komisionin për Legjislacion Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, që të trajtojë, identifikojë dhe t’i propozojë Kuvendit masat e duhura”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Familja e babait të Vanjës dëshmuan në gjyq, seanca e radhës më 20 nëntor
Hoxhaj pret një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar, flasin për prioritet e Kosovës në anëtarësimet në organizata ndërkombëtare
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët