LAJMI I FUNDIT:

Reka kërkon që Presidenca kroate e BE-së të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave

Reka kërkon që Presidenca kroate e BE-së të shtyjë përpara çështjen e liberalizimit të vizave

Ministri në detyrë i Integrimit Evropian Blerim Reka, takoi sot Danijela Barisic, ambasadoren e Kroacisë, të shtetit kryesues të Bashkimit Evropian, ndërsa u tha se Presidenca Kroate e BE-së mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Duke ndarë shqetësimet e përbashkëta për pasojat e coronavirusit, ministri në detyrë Reka e njoftoi ambasadoren Barisic, se edhe në këto rrethana pandemie, Qeveria në detyrë dhe  Ministria për Integrim Evropian, vazhdojnë përkushtimin e tyre në jetësimin e reformave të agjendës evropiane.

Ai njoftoi se në mbledhjen e fundit të Qeverisë, pesë çështje të miratuara nga Qeveria, ishin pikërisht ato që lidhen me Bashkimin Evropian, siç janë: nisma për marrëveshjen  IPA 2019 (pjesa e dytë), pastaj  për  IPA 2020, si dhe marrëveshjet  trepalëshe  financiare IPA II në mes të: Kosovës, BE dhe Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.


“Poashtu, edhe në këtë periudhë, ndonëse në rrethana të kufizimeve me pandeminë, Ministria vazhdoi të jap kontributin e kërkuar nga Brukseli në lidhje me raportin vjetor për vendin, Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane”, thuhet në njoftim.

Duke iu falënderuar BE-së për ndihmën e parë emergjente prej 5 milionë euro për përballjen me pandeminë dhe ato të premtuarat prej 160 milionë euro, Reka, kërkoi që Presidenca Kroate e BE të përkrahë dhe shtyjë përpara çështjen tashmë të tejzgjatur të liberalizimit të vizave.

Ambasadorja Barisic, përsëriti përkrahjen e Kroacisë – si mike e Kosovës, për rrugën evropiane të Kosovës dhe mbështetjen e saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo informoi ministrin Reka për datën e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Zagreb, se edhe pse ishte paracaktuar të mbahej në javën e parë të majit, data e samitit shtyhet për qershorin e vitit 2020 për shkak të shpërthimit të COVID-19.

Lidhur me këtë, Ambasadorja Barisic theksoi se në bashkëpunim me Presidentin Charles Michel, po përpiqen të gjejnë datën e re në qershor, për të organizuar Samitin BE-Ballkan Perëndimor, në Zagreb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori