LAJMI I FUNDIT:

Askush në audiencë pos të dashurit të saj, Dua Lipa pranon se ishte këndshëm të performojë vetëm para Anwarit

Askush në audiencë pos të dashurit të saj, Dua Lipa pranon se ishte këndshëm të performojë vetëm para Anwarit

Ajo aktualisht është në izolim me të dashurin e saj Anwar Hadid në Londër.

Megjithatë Dua Lipa vërtetoi se shfaqja e saj e radhës e parashikuar për emisionin e Jimmy Fallon do të mbahej, përmes një video-lidhje të mërkurën, ku ajo bisedoi me legjendën e TV-së para se të performonte këngën e saj të re “Break My Heart”, e të dashurin para kamerës.

Këngëtarja, 24 vjeçe, foli me sinqeritet për publikimin e albumit të saj të ri pak para kohe, duke pranuar në të njëjtën se është argëtuese të këndosh para Anwarit, 20 vjeç, i cili ishte i vetëm në audiencë në këtë shfaqje, shkruan DailyMail.


Kur Jimmy e pyeti nëse Dua po e konsideronte të çuditshme, ajo tha: ‘”Është kënaqësi të performosh për audiencë bosh. Përveçse unë performoj për të dashurin tim në studion tonë të vogël”.

Dua përndryshe po jeton me të dashurin në një shtëpi me qira, pasi e gjeti apartamentin e saj të përmbytur nga renovimet që kishin bërë fqinjët e saj, kur u kthyeu nga turneu në Australi.

Ajo ka qenë e detyruar të nxjerrë albumin e saj “Future Nostalgia” pak më herët për shkak se ai rodhi ilegalisht në internet dhe kur u pyet se si ndihej ajo për këtë, Dua tha: “Në rregull është marrë parasysh rrethanat”.

Dua shpjegoi: “Ne e publikuam atë një javë më parë, sepse pati një rrjedhje në internet. Unë në fakt nuk e di se si ndodhi. Isha pak konfuze por disa gjëra ndodhin për një arsye. U lehtësova pasi më tregoi që muzika duhej të ishte jashtë tashmë”.

Në lidhje me vështirësitë e saj me vendimin, ajo tha: “Unë ndihesha e konfliktuar dhe nuk e dija nëse ndihej mirë me shumë njerëz që vuanin, por atëherë mendova të publikoj albumin për t’i shpëtuar ankthit dhe presionit për të bërë diçka të re”.

“Mendova se kjo mund t’u japë njerëzve rehati dhe të largohen nga gjithçka”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

Javën e kaluar, Dua foli për izolimin me Anwarin në kohën e vështirë të pandemisë.

“Ne jemi mirë dhe bëjmë gjërat tona, pastaj mblidhemi kur duam të shohim një film ose të bëjmë një pikturë dhe shkojmë çdo ditë në shëtitjen tonë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?

Magazina
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi

Magazina
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit

Magazina
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani

Magazina
Kalo në kategori