LAJMI I FUNDIT:

Turqi, rritet në 908 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqi, rritet në 908 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia konfirmoi 96 viktima të reja nga coronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 908.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me coronavirusin është rritur në 42.282, pasi 4.056 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin, treguan të dhënat e përditësuara të Ministrisë turke të Shëndetësisë.

Ndërkohë, në një postim në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se deri më tani, gjithsej 2.142 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.


Sipas të dhënave të fundit, 28.578 teste janë kryer gjatë ditës së sotme, me çka numri i përgjithshëm i testeve të kryera ka shkuar në 276.338.

Ndërkaq, 1.552 pacientë aktualisht gjenden në repartet e kujdesit intensiv në Turqi.

Në postimin e tij, ministri Koca vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të testeve, shkalla e rritjes ditore të numrit të rasteve po bie, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e ralla

Evropa
Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Kryeministri britanik sulmon Putinin: Tiranët kuptojnë vetëm me forcë - ndërsa njofton rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes

Botë
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

NATO vë aeroplanët ushtarakë në Poloni në gjendje gatishmërie pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë

Botë
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori