LAJMI I FUNDIT:

Petrovska përgjigjet për deklaratën e Sulejman Rexhepit

Petrovska përgjigjet për deklaratën e Sulejman Rexhepit

Ministrja e Brendshme, Slavjanka Petrovska sot për “TV24” ka komentuar deklaratën e kreut të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), i cili theksoi se nëse Qeveria nuk i plotëson kushtet e saj dhe të ndihmojë me donacione institutin që drejton ai, atëherë BFI do t’i thërras qytetarët dhe besimtarët të kthehen në xhami dhe të mos respektojnë masat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ministria e Brendshme po vëzhgon intensivisht deklaratat në media dhe në rrjetet sociale, dhe kjo deklaratë e kreut të BFI-së shkaktoi një lloj ankthi midis qytetarëve dhe institucioneve. Tani për tani, ne jemi në komunikim me Prokurorinë Publike, për padi penale do të vendosim së bashku, por theksoj se thirrja ose shprehja e revoltës kundër masave të marra nga Qeveria në interes të qytetarëve është e papërshtatshme, veçanërisht pasi kjo nuk është vetëm një betejë e Qeverisë apo shoqërisë, kjo është një betejë e të gjithë botës”, tha ajo.

Petrovska shtoi se çdo mosrespektim i masave është mosrespektim ndaj vetes dhe gjithkujt përreth nesh.


Rexhepi kërkon donacione: Nëse ne i pezullojmë vendimet, nuk ka forcë që e lufton epideminë
Lexo po ashtu Rexhepi kërkon donacione: Nëse ne i pezullojmë vendimet, nuk ka forcë që e lufton epideminë

“Shpresoj që kryetari, si kreu i një komuniteti fetar, të rishqyrtojë pozicionin e tij. Prokuroria Publike po monitoron nga afër çështjen dhe do të vendosë më tej nëse do të ketë ndonjë kallëzim penal. Ministria e Brendshme në bashkëpunim me organe dhe institucione të tjera nuk do të hezitojë të veprojë në përputhje me kompetencat e saj, gjegjësisht të mbrojë interesin e shumicës së qytetarëve në këtë vend”, deklaroi Petrovska./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori