LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga: Mezi pres të bëhem nënë

Lady Gaga: Mezi pres të bëhem nënë
Lady Gaga (Foto: Maria Moratti/Contigo/Getty Images)

Lady Gaga tashmë ka pushtuar industrinë e argëtimit me suksesin e saj në muzikë dhe së fundmi me rolin e saj si aktore në filmin “A Star is Born”.

Tani, 34-vjeçarja ka pikëpamjet e saj për një kapitull të ri në jetë – me shpresën për të krijuar një familje.

“Unë jam shumë e entuziasmuar që të kem fëmijë”, ka thënë Gaga për revistën InStyle. “Mezi pop res të bëhem nënë”.


Lady Gaga (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for AT&T)

Këngëtarja dhe tekstshkruesja aktualisht është duke e përgatitur albumin e saj të gjashtë , Chromatica, e cila tregon se nuk e ka ndërmend të ndalet kur është fjala për karrierën e saj.

Të gjitha lajmet nga Lady Gaga
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lady Gaga

Sidoqoftë, pasi pranoi se mezi po pret të krijojë familje dhe se tani është e gatshme për martesë, Gaga – e lindur si Stefani Germanotta – do t’i realizojë këto kur të ketë krah saj një partner të duhur.

Lady Gaga (Foto: Maria Moratti/Contigo/Getty Images)

“Më shumë muzikë, më shumë filma, më shumë bamirësi me fondacionin ‘Born This Way’. Unë dua të bëj më shumë filantropi”, vazhdon ajo.

Dhe megjithëse kujdesi për veten është një punë në zhvillim e sipër, Gaga është gjithashtu e gatshme të bëjë pjesën e saj kur bëhet fjalë për politikën.

“Unë besoj se ne kemi fuqinë të vendosim se si duket kultura e këtij vendi. Ne kemi fuqinë të vendosim se si merremi me shoqërinë. Dhe ne nuk kemi nevojë të vendosim shumë fuqi në duart e ndokujt. Unë mendoj se të gjithë e dimë për kë nuk do të votojmë”, ka thënë ndër tjerash 34-vjeçarja. /Telegrafi/

Lady Gaga (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori