LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ofron përkrahje për organizatën bamirëse të spitalit të fëmijëve në luftën ndaj coronavirusit

Kim Kardashian ofron përkrahje për organizatën bamirëse të spitalit të fëmijëve në luftën ndaj coronavirusit
Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Kim Kardashian vazhdoi përpjekjet e saj për lehtësimin ndaj coronavirusit me një ‘selfie’ të re që ajo postoi në Instagram të martën.

Ikona 39-vjeçare arriti të dukej magjepsëse si gjithmonë, me një grim të aplikuar me profesionalizëm dhe një bishtalec në modë.


Ajo e bëri këtë ‘selfie’ për të promovuar organizatën bamirëse ‘Children’s Miracle Network Hospitals’ pasi kjo e hënë ishte fillimi i Javës së Spitalit të Fëmijëve.

“Bashkohu me mua për të mbështetur @cmnhactions gjatë #ChildrensH HospitalWeek sepse fëmijët kanë nevojë për kujdes tani. Ata kanë nevojë për spitalet e fëmijëve tani më shumë se kurrë”, ka shkruar ajo.

Kim mbajti dorën e saj për të treguar se ajo kishte veshur në mënyrë dekorative një fashë nga bamirësia me ‘hashtag’ #childrensh Hospitalweek në të.

Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Spitali i ‘Children’s Miracle Network Hospitals’ zbuloi në Instagram në fund të muajit të kaluar se ata po japin fasha falas, në mënyrë që njerëzit t’i veshin ato për të promovuar kauzën.

Katy Perry, e cila si Kim dikur kishte një grindje me Taylor Swift, gjithashtu ka hedhur mbështetjen e saj pas kësaj bamirësie të veçantë.

Katy Perry (Foto: Instagram)

Ndërkaq, Kim njoftoi të hënën se ajo dhe nëna e saj, Kris Jenner do të lansojnë aromën e tyre të parë të cilën e kanë quajtur KKW x KRIS.

“Në mbështetje të familjeve dhe fëmijëve të prekur nga kriza COVID-19, ne do të dhurojmë 20% të fitimeve nga të gjitha shitjet e KKW FRAGRANCE nga 15 Prill – 5 maj në @blessingsinabackpack, një organizatë që siguron ushqim gjatë fundjavave për fëmijët në të gjithë Amerikën”, ka shkruar Kardashian. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori