LAJMI I FUNDIT:

Kurti vizitoi komunën e Klinës, shembull i mirë i menaxhimit të situatës me Covid-19

Kurti vizitoi komunën e Klinës, shembull i mirë i menaxhimit të situatës me Covid-19

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, sot ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrat, Hykmete Bajrami, Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi.

Elezaj informoi kryeministrin në detyrë për masat e ndërmarra nga komuna kundër përhapjes së virusit dhe përgatitjet që janë bërë nga shtabi i emergjencës dhe në veçanti për punën nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, policia dhe Qendra për Punë Sociale.

Kreu i Komunës theksoi se Klina megjithëse është komuna e parë ku është konfirmuar pacienti zero, duke iu falënderuar masave të ndërmarra dhe kujdesit dhe vetë disiplinës që po tregojnë qytetarët gjatë kësaj kohë, ka ndikuar shumë pozitivisht në mospërhapjen e virusit në këtë komunë.


Sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Klinës, kryeministri Kurti falënderoi kryetarin Elezaj për pritjen dhe e përgëzoi për masat e ndërmarra, të cilat kanë qenë shumë pozitive.

Ndërsa thuhet se bëri thirrje të respektohen këshillat e ekspertëve shëndetësore, që të mbahet distanca dhe higjiena, në mënyrë që lakorja e shpërndarjes së Covid-19 të shtyhet sa më shumë në kohë dhe ngritja e saj të bëhet sa më e paktë, në mënyrë që ta parandalohet kjo pandemi.

Elezaj theksoi me sfidat me të cilat po përballet komuna dhe qytetarët, si problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe nevojën e përfshirjes të punëtorëve të KRU “Ambienti” në pakon emergjente.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori