Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të hospitalizuar gjenden 49 pacientë me Covid-19.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se në pritje të rezultateve janë 8 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19, gjithsej 3 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit janë liruar 18 raste të cilat janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Nga 49 raste të infektuar me Covid 19 e që janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive: 40 raste janë në gjendje stabile, 6 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërsa në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, të martën është konfirmuar pozitiv për Covid -19 edhe një infermiere, duke çuar në 5 numrin e të infektuarve brenda hospitalor.
“Pesë infermieret e infektuara me Covid -19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, me shifrat e fundit, sipas IKPSHK-së, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 184, i të shëruarve 30, ndërsa i viktimave është pesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City