Donald Trump humbi një vlerë prej 1 miliard dollarë të pasurisë së tij në muajin e kaluar pasi mbyllja e shkaktuar si pasojë e coronavirusit detyroi mbylljen e zyrave, qendrave tregtare, hoteleve dhe kurseve të golfit që ai zotëron.
Siç shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi, pasuria e presidentit amerikan ka rënë nga rreth 3,1 miliardë dollarë më 1 mars në 2,1 miliardë dollarë në 18 mars (në kulmin e panikut të tregut të aksioneve të shkaktuar nga pandemia e coronavirusit) sipas listës vjetore të miliarderëve të revistës Forbes.
Po sipas këtij mediumi, rënia e shkaktuar nga Covid-19 në tregjet e aksioneve globale çoi që 267 nga njerëzit më të pasur në botë të humbin “statusin e miliarderit”.
Tani ka 2,095 miliarderë në botë – dhe një rekord prej 1,062 prej tyre kanë humbur para në krahasim me vitin e kaluar.
Por siç duket, njeriu “që ia pa hajrin” coronavirusit është dhe u bashkua me “klubin e miliarderëve” është Eric Yuan, themeluesi i aplikacionit Zoom për video konferenca.
Revista vlerëson se Yuan, i cili zotëron 20% të aksioneve të Zoom, tanimë ka një pasuri prej 5,5 miliardë dollarë.
Aplikacioni është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar gjatë mbylljes së coronavirusit pasi njerëzit në mbarë botën e përdorin atë për të mbajtur kontaktet.
Ai është përdorur për gjithçka, që nga shkollat deri në takimet e kabineteve qeveritare.
Gjithsesi, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos, mbajti pozitën e tij si personi më i pasur në botë për të tretin vit radhazi me një pasuri prej 113 miliardë dollarë.
Siç thuhet në shkrimin e The Guardian, përcjell Telegrafi, shumica e pasurisë së Trump vjen nga pasuritë e patundshme të tij.
Perandoria e tij Organizata Trump – e cila menaxhohet nga djemtë e tij Donald Jr dhe Eric – përfshin Trump Tower në Manhattan dhe klubin e tij Mar-a-Lago në Florida, të cilin presidenti i pëlqen ta quajë “Shtëpia e Bardhë e tij e dimrit”).
Ekzistojnë gjithashtu më shumë se një duzinë hotelesh dhe kurse golfi, të tilla si Hoteli Ndërkombëtar Trump në Las Vegas dhe Trump International Golf Links në Aberdeenshire, Skoci.
Qeveritë botërore dhe shumë shtete amerikane kanë detyruar mbylljen e të gjitha bizneseve jo thelbësore në të gjithë botën, duke lënë zyra dhe hotele bosh dhe kurse të golfit të shkreta.
Kështu, edhe Organizata Trump ka mbyllur 17 prona të saj në të gjithë botën, sipas Washington Post.
Madje, rreth 1.500 pjesëtarë të stafit të Organizatës Trump janë pushuar nga puna ose janë “lënë të lirë”, sipas regjistrimeve publike të shqyrtuara nga gazeta.
Pronat e mbyllura gjeneruan rreth 650,000 dollarë në ditë për kompaninë, sipas zbulimeve të mëparshme financiare të presidentit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
Banka Qendrore Ruse: Inflacioni u përshpejtua ndjeshëm për shkak të sanksioneve të reja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?