LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Formula 1 do t’i shpërndajë 10 mijë pajisje për frymëmarrje në Britani të Madhe

Ekipi i Formula 1 do t’i shpërndajë 10 mijë pajisje për frymëmarrje në Britani të Madhe

Ekipi i Mercedes, Formula 1 do të fillojë këtë javë shpërndarjen e 10 mijë pajisjeve të reja të frymëmarrjes për Shërbimin Kombëtar të Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe, për të ndihmuar në luftimin e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pajisjet (CPAP) do të ndihmojnë pacientët që përballen me probleme në mushkëri të marrin frymë më lehtë.


Këto pajisje u zhvilluan nga një ekip inxhinierësh të Mercedes dhe atyre të University College London, si dhe nga një klinikë në Spitalin UCL.

Pas vlerësimeve të pacientëve në këtë klinikë dhe spitaleve të tjera në Londër, këto pajisje morën miratimin për prodhimin e tyre javën e kaluar.

Ndërkaq një urdhër për prodhimin e 10 mijë pajisjeve u lëshua nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani të Madhe.

Makineritë (CPAP) ndihmojnë që të mbajnë të hapura rrugët e ajrit të pacientëve, ndërsa shërbejnë për të rritur edhe sasinë e oksigjenit që hyn në mushkëri, duke shtyrë ajrin dhe oksigjenin në gojë dhe hundë, me një ritëm të vazhdueshëm.

Ekipi i Formula 1 me qendër në Britani të Madhe, po ndihmon gjithashtu edhe në prodhimin e mijëra ventilatorëve të nevojshëm nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në vend. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori