Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Gjeneral Major, Michele Risi, komandant i KFOR-it në Kosovë dhe Gjeneral Brigade, Shawn Harris në cilësinë e shefit të stafit.
“Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e sigurisë në vend me rastin e përhapjes së pandemisë Covid-19, me theks të veçantë për masat e marra nga ana e Qeverisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës me qëllim te parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të virusit.
Sa i përket gjendjes së përgjithshme të sigurisë, u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile.
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major, Michele Risi, shprehu përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, si dhe ofroi mbështetjen e KFOR-it me të gjitha kapacitetet ekzistuese”, thuhet në njoftimin për media.
Me këtë rast, të dy palët u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike dhe KFOR-it është i mirë, dhe se komunikimi dhe koordinimi do të vazhdojë me intensitet edhe më të madh ditëve në vijim duke qenë se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve do të rris dukshëm efikasitetin në përballjen me pandeminë e Covid-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe