LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 6 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Vetëm 6 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Shqipëria regjistron një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19.

Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 383 persona.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 22 qytetarë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, 15 qytetarë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe e çojnë numrin e të sëmurëve në 131.


“Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre 383 raste janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, nga këta 3 pacientë janë të intubuar, ndërkohë 1 është në repart. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë”, thotë Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Floretë Zejnullahu vazhdon takimet me qytetarët, merr mbështetje për Bedri Hamzën si kryeministër

Lajme
Kalo në kategori