Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi bëri të ditur se nga sot në komunën e Prishtinës do të jenë në fuqi tri masa të reja.
Ai bëri të ditur se të gjithë qytetarët që vizitojnë komunën do të jenë të obliguar të jenë të pajisur me maskë dhe dorëza, ndërsa të gjitha dyqanet duhet ta bëjnë dezinfektimin e karrocave dhe të kujdesen për distancën në mes konsumatorëve.
Nushi njoftoi se në sheshet kryesore të qytetit kanë vendosur edhe shirita në mënyrë që të zvogëlohet numri i shëtitjeve në qytet.
Nënkryetari i Prishtinës sqaroi se të gjithë ata që vizitojnë komunën do të jenë të obliguar që të jenë me maskë dhe doreza dhe kjo sipas tij me qëllim të ruhet shëndeti i punëtorëve dhe qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Ai tha se masë tjetër është dezinfektimi i të gjitha karrocave nga dyqanet ushqimore dhe vendosja e distancës 1.5-2 metra.
Sipas tij, një punëtor do të jetë i obliguar për dezinfektimin e karrocave dhe një tjetri të përkujdeset për distancën mes konsumatorëve.
Nushi ka bërë të ditur se pas viktimës së të hënës në kryeqytet nga coronavirusi, 12 punëtorë të qendrës së mjekësisë urgjente janë vet-izoluar.
Sipas tij, megjithëse e menaxhueshme kjo paraqet problem për punën në këtë qendër, por kjo tha se tregon sa shumë duhet të kenë kujdes në të ardhmen. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdalohen dy rusë në Jarinjë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'