LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci me humor: Qytetarët mblidhen në Rahovec e në Malishevë, se në Drenicë nuk ka më oda

Lladrovci me humor: Qytetarët mblidhen në Rahovec e në Malishevë, se në Drenicë nuk ka më oda

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se nga 137 mërgimtarë që kanë qenë në izolim në këtë komunë, tashmë vetëm tre vazhdojnë të jenë.

Lladrovci tha se edhe rasti i konfirmuar nga Drenasi ka muaj që nuk jeton më në këtë qytet, duke bërë kështu që Drenasi të jetë ende i paprekur nga COVID-19.

Sipas tij, këtu mund të ketë ndikuar shumë edhe kujdesi e respektimi i masave të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.


“Rasti i cili është konfirmu mbrëmë është i një qytetari tonë i cili ka muaj që nuk ka banu në Drenas. Nuk është se ndjehemi të sh’lirë, nuk jemi ndjerë asnjë moment prej se ka shpërthyer pandemia, por e kemi respektuar çdo rekomandim të IKSHPK-së, ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja që nuk kemi asnjë rast me COVID-19. Edhe pse as ne nuk jemi imun, edhe neve do të na bjen”, tha Lladrovci.

Sa i përket thirrjes së IKSHPK-së, që të mos mblidhen qytetarët në oda, Lladrovci u përgjigj me humor.

“Në Drenicë i kena hjek odat, nuk kemi oda ma. Kështu që në Rahovec e në Malishevë ka mundësi që nëpër oda mbledhin, e në Drenas jo. Mesa kemi informacione, nuk ka grumbullime të tilla”, u shpreh Lladrovci.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i është drejtuar qytetarëve me një apel, duke kërkuar që të lihen anash mbledhje, odat e festat sepse mund të shkaktohet shpërthim epidemik.

IKSHPK: Lërini odat, daljet e mbledhjet, po rrezikojmë shpërthim epidemik
Lexo po ashtu IKSHPK: Lërini odat, daljet e mbledhjet, po rrezikojmë shpërthim epidemik

IKSHP përmes një postimi në Facebook thekson se kënga më patriotike që duhet të këndohet nga të gjithë sot pa marrë parasysh etninë e ngjyrimet politike, fetare, racore është zbatimi i rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

IKSHP ka kërkuar kujdes edhe nga profesionistë shëndetësor në të gjitha institucionet e Kosovës gjatë vizitave me pacientë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori