LAJMI I FUNDIT:

Ramadani, apel qytetarëve: Do të ketë ditë të vështira, respektoni rekomandimet sepse nuk jemi në ëndërr

Ramadani, apel qytetarëve: Do të ketë ditë të vështira, respektoni rekomandimet sepse nuk jemi në ëndërr

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani u ka bërë apel qytetarëve të Kosovës që të respektojnë rekomandimet e IKSHP-së në të kundërtën situata në ditët në vijim do të jetë shumë e rëndë.

Ramadani ishte i drejtpërdrejtë në kërkesën e tij drejtuar qytetarëve për të respektuar rekomandimet, duke paralajmëruar edhe ditë të vështira.

Ai tha se rekomandimet nuk zbatohen me fjalë por me vepra dhe sipas tij nëse nuk zbatohen do të ketë gjendje të rëndë epidemiologjike dhe vdekje.


“Nuk jemi në ëndërr po në realitet…. Nëse nuk i zbatojmë rekomandimet do të kemi mbaru…”, tha Ramadani.

Ai tha në pjesën më të madhe të njerëzve po hasin në vesh të shurdhër, ndërsa ka kërkuar kujdes edhe nga profesionistë shëndetësor në të gjitha institucionet e Kosovës gjatë vizitave me pacientë

Drejtori i IKSHP-së, në emisionin Zyra e ankesave në RTV Dukagjini tha se nuk duhet të ketë mbledhje të njerëzve e patriotizma në oda sepse situata nuk e lejon një gjë të tillë.

Sipas tij, IKSHP-ja nuk mund t’i mbajë nën kontroll dy milionë banorë dhe mbrojtja është individuale, transmeton Telegrafi.

Ramadani theksoi se në Malishevë deri të hënën kanë punuar shitoret dhe tregu dhe kjo sipas tij është e patolerueshme.

Drejtori Ramadani theksoi se në Malishevë, Prishtinë, Topanicë të Kamenicës, Smrekonicë të Vushtrrisë dhe Veriu i Mitrovicës situata më nuk është e sigurt dhe jashtë kontrollit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori