Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë ndërruar jetë dy pacientë si pasojë e COVID-19, duke bërë që të arrijë në tre numri i të vdekurve në Kosovë.
Infektologu kosovar, Isuf Dedushaj, ka thënë se shpreh keqardhje për familjarët që kanë humbur të afërmit nga coronavirusi.
Dedushaj ka paralajmëruar se pritet që të ketë akoma të vdekur si pasojë e pandemisë në Kosovë.
“Shpreh keqardhje dhe ngushëllimet e mia familjarëve që i kanë humbur të afërmit. Pritet të ketë akoma të vdekur. Ka shkallë relativisht të lartë të vdekshmërisë, sidomos te personat e moshuar. Në Itali edhe në vendet tjera kanë vdekur njerëz të moshës më të re, por që kanë pasë edhe ndonjë sëmundje tjetër”, tha ai në Info Magazine në Klan Kosova.
“Një javë ose 10 ditë para se të paraqitet rasti i parë në Kosovë, është marrë qëndrim të mbyllen shkollat. 50 % e popullsisë janë në izolim. E vetmja metodë e suksesshme në Kosovë, ka qenë ndalja e shkollave dhe tubimeve masive. Edhe prijësit fetarë i janë përgjigjur thirrjes që t’i ikin ceremonive fetare”.
Dedushaj ka theksuar se Kosova ka një përvojë të hidhur me sëmundjet ngjitëse, ndërsa thotë që është i kënaqur me angazhimin
“Ajo që më ka lënë përshtypje është angazhimi i stafit mjekësor, të cilët kanë punuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe i kanë zbatuar me përpikëri masat e marra nga Qeveria kundër përhapjes së pandemisë”, ka thënë Dedushaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe