Komuna e Mitrovicës ka marrë masa shtesë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve në sheshet e qytetit.
Kështu ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie, komuna e Mitrovocës, të cilët po ashtu njoftuan se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dalë për të parë nga afër mënyrën e kufizimit të shesheve.
Tri sheshet kryesore të qytetit janë vendosur në kufizim, me rekomendim të institucioneve shtetërore të cilat janë përgjgjëse për menaxhimin e kësaj situate.
“Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe Adem Jashari”, në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve. Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me komandantin e Stacionit Policor Jug, Ahmet Xhosha, kanë dalë për të parë për së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit. Ky kufizim është bazuar në rekomandimet e institucioneve shtetërore ndaj pandemisë COVID- 19, ku Policia e Kosovës ka vënë shiritat sigurues në sheshet e qytetit me qëllim të zbatimit të vendimeve mbi ndalimin e grumbullimit dhe shfrytëzimit të shesheve për shëtitje”, thuhet në komunikatë.
Përveç shiritave që kufizojnë lëvizjen, policia ka vendosur edhe disa mesazhe inspiruese-motivuese për situaten.
“Me qëllim të parandalimit dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve përveç vendosjes së shiritave policor, njëkohësisht janë ekspozuar edhe disa mesazhe inspiruese- motivuese relevante me situatën në fjalë, duke përçuar mesazhe domethënëse për familjen, shëndetin, dhe sigurinë e përgjithshme për rrethanat aktuale. Andaj kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë këtë masë shtesë, duke qëndruar sa më shumë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë