Dy truqe që do t’ju ndihmojnë ta matni temperaturën: Duhet të veproni kështu nëse nuk keni termometër në shtëpi

Temperatura është reagim natyral i trupit ndaj patogjenëve të cilët i shkakton coronavirusi
Temperatura e ngritur e trupit shfaqet, sepse mund të shkatërrojë proteinat e këtyre patogjenëve në mënyrë që të pengojë që të shumohen, transmeton Telegrafi.
Edhe te të gjitha infeksionet e tjera, temperatura është përgjigje inflamatore e trupit ndaj virusit, përkatësisht shenjë që diç e padëshirueshme është futur në organizëm.
Pikërisht për këtë temperatura është një ndër faktorët kryesorë të sëmundjes Covid-19, ndërkaq manifestohet në atë mënyrë që ndieni nxehtësi në prekje në pjesët e gjoksit dhe të shpinës.
Temperatura normale trupore zakonisht është rreth 37 gradë, mirëpo mund të sillet te secili individ varësisht nga koha e ditës.
Mirëpo, çfarë të bëhet nëse nuk keni termometër në shtëpi?
Nëse përdorni prekjen për të përcaktuar temperaturën te ndokush tjetër, është me rëndësi që më parë të prekni lëkurën vetjake, pastaj t’i krahasoni dy temperaturat.
Nëse lëkura e tjetrit është shumë më e nxehtë se juaja – është shenjë e temperaturës.
Edhe një metodë e përcaktimit të temperaturës së lartë është që të tërhiqni lëkurën në pjesën e prapme të parallërës për të verifikuar a ekzistojnë shenja të dehidratimit.
Nëse lëkura shpejt nuk kthehet në vend kjo do të thotë që nuk është elastike, si edhe që është e mundshme që keni temperaturë.
Prekja është metoda më e popullarizuar, por edhe më së paku e saktë.
Në të vërtetë, dushi me ujë të vakët mund përkohësisht të ndihmojë që të ulet temperatura e lartë, mirëpo kjo njëherësh është opsioni më pak i këndshëm për personin i cili ka ethe.
Kur personi ka ethe, trupi shpejt vibron për të shtuar temperaturën e trupit, andaj dushi me ujë të ftohtë në të vërtetë mund të çojë deri në ngritje të temperaturës.
Opsioni më i mirë është të provoni me ujë të ngrohtë. Duke avulluar uji, trupi do të fillojë të ftohet.
Nëse me temperaturë keni edhe kollë të thatë, kjo është shenjë e qartë që të shkoni te kompetentët dhe të verifikoni në mos keni coronavirus.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi