LAJMI I FUNDIT:

Treningu shtëpiak i Chris Hemsworthit: Do t’ju bëjë të qeshni me disa truqe të cilat ushtrimet tuaja do t‘i bëjnë më argëtuese

Treningu shtëpiak i Chris Hemsworthit: Do t’ju bëjë të qeshni me disa truqe të cilat ushtrimet tuaja do t‘i bëjnë më argëtuese

Aktori i njohur për rolin e Thorit, pra më pak se disa vjetësh ka iniciuar aplikacionin e vet të fitnesit, ku ka punësuar disa prej instruktorëve më të mirë të fitnesit, sportistë dhe këshilltarë të ushqimit

Aplikacioni i Chrisit, Centr, u ofron të gjithëve mundësinë e përdorimit pa pagesë, për 6 javë nga momenti i aktivizimit (Shfrytëzojeni!), transmeton Telegrafi.


Aty ju presin treningët e përshtatur në kushte shtëpiake dhe në palestër, në kohëzgjatje prej 20 – 40 minutash, mirëpo, gjithashtu, edhe këshilla për ushqim.

Aktori i njohur para disa ditësh në profilin e tij në Instagram ka postuar si duket treningu i tij shtëpiak.

Në trening shoqëri i bën trajneri i tij Luke Zocchi, ndërkaq aty ka edhe disa truqe – orenditë shtëpiake aktori i përdor për treningun e tij të improvizuar në shtëpi.

Treningu, të cilin mund ta shihni më poshtë, përbëhet nga 6 seri nga 6 përsërit, ekstensione triceps, galiç, ushtrime të njohura “ngjitje në male”… dhe shumë djersë!

View this post on Instagram

A post shared by Chris Hemsworth (@chrishemsworth) on Mar 29, 2020 at 2:48pm PDT

/Telegrafi/