LAJMI I FUNDIT:

Miriam Cani publikon imazhe teksa vajza i ndihmon me punët e shtëpisë

Miriam Cani publikon imazhe teksa vajza i ndihmon me punët e shtëpisë
Miriam Cani (Foto: Instagram/miriamcani)

Këngëtarja e njohur, Miriam Cani, vazhdimisht publikon imazhe duke kaluar kohën e izoluar në shtëpi me familjen e saj.

Si shumica e artistëve të tjerë, ditë më parë ajo kishte ndarë një portret të familjes së saj duke u bërë thirrje ndjekësve të qëndrojnë në shtëpi.


Së fundmi, ajo ka publikuar videon më të bukur ndonjëherë, teksa shihet vajza e saj Ameli duke i ndihmuar në punët e shtëpisë.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo kishte shpjeguar se i kanë ndarë punët e shtëpisë, pasi që Miriami duhet të kujdesëm për djalin e vogël, ndërsa vajza e saj duhet të kryejë punët e shtëpisë.

“I kemi ndarë rolet tashmë, mami i jep gji Duamit, ndërsa Ameli e mban shtëpinë xixë”, ka shkruar ajo

Me një faculetë në dorë, Ameli tenton t’i ndihmojë nënës së saj duke pastruar dritaret. /Telegrafi/