LAJMI I FUNDIT:

Spanja e ka zgjatur karantinën deri më 25 prill në përpjekje ta parandalojë përhapjen e coronavirusit

Spanja e ka zgjatur karantinën deri më 25 prill në përpjekje ta parandalojë përhapjen e coronavirusit

Kryeministri Pedro Sanchez, ka bërë të ditur se karantina në Spanjë do të zgjatë deri më 25 prill.

Vendimi është marrë në përpjekje që të ndalohet përhapja e coronavirusit, që e ka bërë shtetin spanjoll të dytin në botë sa i përket të vdekurve nga ky infeksion, transmeton Telegrafi.

“Rrafshimi i kurbës, është objektivi ynë kryesor. Do të qëndrojmë të mbyllur, ndërsa kërkoj nga të gjithë që të sakrifikojnë dhe të rezistojnë. Objektivi i dytë, është ulja e numrit të personave të infektuar dhe arritja e atij niveli, kur për çdo ditë ka më shumë të shëruar se sa të infektuar”, ka thënë kryeministri Sanchez.


Të dhënat  qeverisë spanjolle, bëjnë të ditur se 11,744 persona kanë vdekur nga coronvirusi, ndërsa 57,612 po trajtohen në spital, prej më se 124,700 që janë të infektuar në përgjithësi.

Karantina në Spanjë ka filluar më 14 mars, ndërsa me vendimin e ri të kryeministrit, do të zgjatë për 45 ditë.

Në krahasim me shtetet tjera, Spanja e ka karantinën shumë më të rreptë, pasi askush nuk lejohet të del nga shtëpia pa pasur nevoja serioze, ndërsa nuk lejohen as ushtrimet përjashta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?

Evropa
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë

Evropa
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori