Emrush Ujkani, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve, thotë se Kosova do të ketë dëme të mëdha në Ekonomi dhe do ta ketë të vështirë të rimëkëmbet, meqë, sipas tij edhe para pandemisë Kosova ka pasur një ekonomi jo stabile.
Sipas Ujkanit, jo vetëm sektori privat por e gjithë shoqëria ende vazhdon të ballafaqohet me sfida të ndryshme dhe një pandemi si kjo kuptohet që do të lë edhe gjurmë më të mëdha në raport me vendet e tjera
“Ne vetëm jemi duke i bërë analizat fillestare dhe ende nuk kemi rezultate konkrete dhe do të dalim shpejt dhe do të kemi konkluzione bazuar në ata se çka do të gjejmë në terren. Por, vërtet do të duhet kohë për ta bërë një analizë të mirëfilltë për të parë se sa janë ato dëme që do t’i shkaktohen ekonomisë së një vendi”.
“Dëmi bëhet edhe më i madh kur kemi të bëjmë parasysh faktin se flasim për një ekonomi e cila është në zhvillim dhe e cila ashtu ka qenë e dëmtuara. Jo vetëm sektori privat por e gjithë shoqëria ende vazhdon të ballafaqohet me sfida të ndryshme dhe një dukur dhe një pandemi si kjo kuptohet që do të lë edhe gjurmë më të mëdha në raport me vendet e tjera”, tha Ujkani, për Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Këshill i Investitorëve Evropian, i ka mbështetur institucionet të cilat janë në front të parë duke u ballafaquar me pandeminë.
“Në të njëjtë kohë jemi dhe duhet të avokojmë edhe për atë çka është në interes të sektorit privat, ku përmes sektorit privat mund dhe do të gjenerohet zhvillimi ekonomik në vend, tha Ujkani për EO.
Ujkani më tutje ka theksuar se Qeveria në detyrë e ka për detyrë t’i përfundoj detyrat të cilat ja lejon Kushtetuta dhe Ligji.
“Qeveria në detyrë, e ka për detyrë t’i mbarojë dhe t’i përfundojë detyrat ashtu siç e ka filluar dhe ashtu si e lejojnë edhe kuadri ligjor dhe kushtetues për të vepruar. Mendoj që në situatën në të cilën gjendemi edhe rregullat përjashtuese, nganjëherë vlejnë dhe kur e them këtë ndoshta edhe duhet të anashkalohen disa rregulla dhe disa procedura të rregullta që një situatë normale do të duheshin të respektoheshin”.
“Por në situatën të cilën gjendemi kjo Qeveri e cila është në detyrë, duhet ta qojë dhe t’i kryejë detyrat që i ka para vetes deri në një fazë ose kur do të ketë qeveri tjetër apo do të ketë një formë tjetër për ta adresuar këtë çështje”, shtoi Ujkan.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Franca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak