Një numër në rritje i bisedave në rrjete sociale edhe jashtë tyre kanë pohuar se kanë gjetur lidhje tinëzare midis rrjetit të 5G dhe coronavirusit.
Pretendimet që sugjerojnë se Covid-19 shërben si mbulesë për rreziqet shëndetësore të 5G, ose që vetë teknologjia dobëson sistemin imunitar janë vetëm dy nga një numër teorish në qarkullim për të cilët ekspertët thonë se janë “të pabaza”, shkruan Euronews.
Por edhe shumë persona të famshëm janë bashkuar në diskutime të tilla, me aktorin amerikan Woody Harrelson duke ndarë një postim në Instagram që lidhte 5G me pandeminë, duke sugjeruar se Organizata Botërore e Shëndetit kishte paralajmëruar kundër rrjetit celular për shkak të sëmundjes, transmeton Telegrafi.
Çfarë është 5G?
5G është gjenerata e pestë e teknologjisë së komunikimit pa tel që mbështesin rrjetet celulare.
Miratimi në shkallë të gjerë filloi në vitin 2019 dhe sot pothuajse çdo ofrues i shërbimit telekomunikues në botën e zhvilluar është duke përmirësuar infrastrukturën e tij për të ofruar funksionalitet 5G.
Ajo funksionon në një frekuencë të valës më të lartë se paraardhësit e saj në mënyrë që të lejojë këtë përmirësim në përdorim.
Cilat janë pretendimet në lidhje me 5G që janë të dëmshme për shëndetin?
Para shpërthimit të Covid-19, tashmë kishte diskutime për efektet që 5G mund të ketë në shëndetin e një personi, për shkak të këtyre frekuencave më të larta dhe llojit të rrezatimit që lëshon.
Por që nga shpërthimi, bisedat për 5G duket se e kanë gjetur veten të lidhur me sëmundjen me njerëzit që pretendojnë se mund të përkeqësojë përhapjen përmes frekuencave të tij, ose duke dobësuar sistemin imunitar.
Të tjerë kanë pohuar se virusi është, në të vërtetë, duke u përdorur për të mbuluar efektet e rrezikshme të rrjetit celular.
Pra – a është e lidhur 5G me coronavirusin?
Përgjigja e shkurtër është jo.
Në fakt, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka shkuar më tej për të thënë se midis tyre nuk ekziston “asnjë lidhje e besueshme”.
Ndërkohë, Mobile UK, një sindikatë për ofruesit britanikë të telefonisë celulare, gjithashtu komentoi pretendimet “e pabaza” që thuhej se “nuk ishin të bazuara në teorinë e pranuar shkencore”.
“Disa njerëz gjithashtu po abuzojnë me punëtorët tanë kryesorë dhe po bëjnë kërcënime për dëmtimin e infrastrukturës nën pretekstin e pretendimeve rreth 5G”, u shpreh kompania nga Mbretëria e Bashkuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi