LAJMI I FUNDIT:

Vitia: Karantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë – të lihen anash dallimet politike për shkak të gjendjes së Coronavirusit

Vitia: Karantinimi i dy komunave në veri u bë me dijeninë tonë – të lihen anash dallimet politike për shkak të gjendjes së Coronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Policisë Rashit Qalajn dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadanin, ka njoftuar rreth gjendjes së pandemisë Covid-19, në vendin tonë.

Vitia tha se në IKSHPK, dje deri pasdite janë testuar 443 raste ku pozitivë kanë rezultuar 9.


Lidhur me karantinimin e veriut të Kosovës, Vitia ka thënë se janë në komunikim zyrtar me krerët e dy komunave atje.

“Janë marrë masat dhe sipas protokollit janë të përcaktuara nga epidemiologet. Ne duke vepruar me të njëjtin protokoll për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit. Jemi me koordinim me kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Zveçanit, për rastet. Jemi në dijeni për deklaratat e sotme të karakterit politik lidhur me komunat në veri. Për shkak të gjendjes aktuale të pandemisë, kërkojmë të kihet kujdes me deklarata”, ka thënë Vitia.

Ai ka konfirmuar se ka qenë koordinim me komunat përkatëse, dhe vendimi për karantim është marrë Ministria e Shëndetësisë, pasi vetëm ministria vendos për këtë gjë.

“Krantinimi i 2 komunave në veri u bë me dijeninë tonë. Janë marrë masat sipas protokollit. Ne kemi vepruar nga udhëzimet që vijnë nga OBSH-ja. Shpresojmë që bashkë do t’ia dalim. Me kryetarët e komunave në Mitrovicën e Veriut e Zveçan do të koordinohemi në vazhdimësi. Jemi në dijeni për deklaratat e shumta sot, edhe të karakterit politik, por po kërkoj që sot të jemi solidarë. Pandemia është kërcënim për gjithë njerëzimin, kujdes ju lutem nga komunikatat e pasaktësuara. I ftoj qytetarët të ndjekin këshillat tona, të jenë të sigurt që zyrtarët policorë, bashkë me infermierë e mjekë po japin maksimumin. Ju lutem t’i shmangni vizitat familjare. Ruani shëndetin tuaj e të familjarëve. Mendoni dy herë para se të dilni nga banesa e shtëpia. Çdo dalje bart rrezikshmëri të lartë, ky muaj do të saktësojë gjithçka. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, theksoi Vitia.

IKSHPK do të vazhdojë ashtu sikur në çdo vend të Kosovës do të bëj testime edhe në veri.

Janë marrë të gjitha masat në këto komuna. Do të bëjmë çmos që të izolojmë përhapjen edhe më tej.

Ministri bëri thirrje që të shmangen grumbullimet, të mos shkohet mysafirë askund dhe të mbahet pastërtia e nevojshme.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha s’ka pikë dyshimi që ky institucion po vepron në krejt vendin.

“Janë veprime që koordinohen me institucionet tona qendrore dhe ato lokale. Nga aspekti i sigurisë është e qetë dhe e sigurt falë punës së palodhshme të policisë por edhe institucioneve të tjera” /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Lajme
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori