Nëse i keni këto tri simptoma njëkohësisht, mund të keni probleme! Hulumtimet në Kinë zbulojnë fakte të tmerrshme
Meqenëse coronavirusi është sëmundje e re, simptomat ende janë temë e cila nuk është e hulumtuar në tërësi
Shkencëtarët e New York University me analizën e 53 mostrave të pacientëve të hospitalizuar nga qyteti Wenzhou në Kinë kanë zbuluar edhe simptoma të reja, transmeton Telegrafi.
Megan Coffee, infektologe dhe udhëheqëse e këtij studimi, ka thënë që studimin e kanë bërë për t’u ndihmuar mjekëve që më lehtë të identifikojnë kujt prej atyre rasteve të buta mund t’i përkeqësohet gjendja.
Pra, tri simptoma të coronavirusit të cilat i kanë zbuluar tek ata me inflamacion serioz të mushkërive kanë qenë:
Rritja e aminotransferazës
Faktori i parë është ngritja e lehtë e alaninës së aminotransferazës (ALT), enzimë e cila është e pranishme në qelizat e mëlçisë.
Koncentrimet e ngritura të këtyre enzimave flasin për shkatërrimin apo dëmtimin, në rend të parë, të mëlçisë (infeksioni akut apo dëmtimi toksik i mëlçisë cirroza apo kanceri i mëlçisë) dhe infarkti imiokardit.
Dhembjet e thella në muskuj
Faktori i dytë e rrezikshëm janë dhembjet e thella në muskujt të njohur si mialgji. Mialgjia shfaqet për shkak të faktorëve të ndryshëm etiologjikë: lëndimet, traumat, punës intensive fizike dhe të lodhshme. Gjithashtu shfaqet pas incidentit akut të dhembshëm në muskujt përkatës.
Sipas raportit të SZO-së, rreth 15 për qind të të gjitha rasteve të shënuara të coronavirusit kanë ndier dhembje në muskuj dhe nyja.
Këto dhembje i shkaktojnë citokinet, kimikate të cilat trupi i liron me rastin e përgjigjes ndaj infeksionit.
Hemoglobina e rritur
Faktori i tretë është niveli i ngritur i hemoglobinës, proteinë e cila transporton oksigjenin në gjak.
Nëse pacienti është në gjendje posaçërisht të rëndë për shkak të coronavirusit, ngrihet prodhimi i qelizave të kuqe të gjakut në mënyrë që të kompensojë mungesën kronike të oksigjenit për shkak të punës së keqe të mushkërive.
Hulumtuesit thonë që nëse këta tre faktorë njëkohësisht janë të pranishëm, është shansi i madh që të arrihet deri te komplikimet. Nëse shfaqen veç e veç, nuk ka arsye për panik. /Telegrafi/
Burimi: www.sciencedaily.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'