LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Qeveria të marrë masa për riatdhesimin e shtetasve tanë, që duan të kthehen

Veseli: Qeveria të marrë masa për riatdhesimin e shtetasve tanë, që duan të kthehen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë që Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marrë masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje.

Postimi i plotë i Veseli:


“Pata kënaqësinë të bisedoja me ambasadorët e Kosovës në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Francë, të cilët i thirra në telefon për t’u interesuar për gjendjen e diasporës sonë në këto vende në kushtet e pandemisë.

Duhet të jemi mirënjohës ndaj vendeve pritëse për kujdesin që po tregojnë për bashkëatdhetarët tanë por edhe të krenohemi me shërbimin tonë diplomatik për dedikimin që po dëshmon.

U gëzova kur më treguan se edhe bizneset e diasporës janë mobilizuar në solidaritet për të ofruar mbështetje për studentët e Kosovës të mbetur jashtë, prandaj me të vërtetë meritojnë të lavdërohen.

Mirëpo, u informova gjithashtu se kemi ende qindëra shtetas që kanë shprehur vullnetin për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë gjë që e kanë të drejtë të mbrojtur nga Kushtetuta. Prandaj i bëj thirrje qeverisë në ikje të Kosovës, që sa më parë t’iu gjendet në ndihmë e të marri masa për riatdhesimin e të gjithë shtetasve tanë, të cilët janë bllokuar jashtë e duan të kthehen. Po ashtu, bëj thirrje që sa më shpejt të investohet për të zgjeruar kapacitetet e karantimit të qytetarëve tanë të cilët rikthehen në vendlindje”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori