LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet durim nga banorët e tri fshatrave të Podujevës në karantinë: Është për mbrojtjen e shëndetit tuaj

Kërkohet durim nga banorët e tri fshatrave të Podujevës në karantinë: Është për mbrojtjen e shëndetit tuaj

Shtabi Emergjent në Podujevë ka ftuar për durim dhe mirëkuptim banorët e tri fshatrave që gjenden në karantinë shkaku i paraqitjes së rasteve me te infektuar me coronavirus, sepse kjo masë është në mbrojtje të shëndetit të tyre.

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19 ka pritur që gjatë kësaj fundjave të hiqet masa e karantinës, e cila është aplikuar nga 15 marsi në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, pas identifikimit të rastit të parë me të infektuar me COVID -19.

Mirëpo, pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.


Pavarësisht se masa e karantinës vështirëson qarkullimin, ftojmë banorët e këtyre tri fshatrave të kenë durim dhe mirëkuptim, sepse kjo masë është në mbrojtjen e shëndetit të tyre.

Komuna do të vazhdojë të ndërmarr të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme.

Të kujtojmë se në fshatin Dumnicë është paraqitur rasti i parë me coronavrirus më 15 mars, kur një anëtar i familjes Haliti kishte ardhur nga Italia i infektuar me virusin COVID -19.

Si pasojë e kontaktit ishin infektuar edhe babai dhe motra e tij.

Konfirmon IKSHPK: Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë
Lexo po ashtu Konfirmon IKSHPK: Shënohet viktima e parë nga coronavirusi në Kosovë

Ndërsa, pas disa ditë qëndrimi në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë 82-vjeçari, babai i të infektuarit të parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

Lajme
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Lajme
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Kronika e Zezë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori