LAJMI I FUNDIT:

​Lufta ndaj COVID-19, Banka Botërore i ndan 20 milionë dollarë Shqipërisë

​Lufta ndaj COVID-19, Banka Botërore i ndan 20 milionë dollarë Shqipërisë

Banka Botërore ka miratuar një fond të parë prej 1.9 miliardë dollarë për 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrore.

Këshilltarja e drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore, Greta Minxhozi, gjatë një prononcimi televiziv, deklaroi se përfituese e këtyre fondeve është dhe Shqipëria.

Ajo shtoi se po punohet me ekipet e Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për të përcaktuar prioritetet dhe është çështje ditësh përgatitja e projekteve.


“Puna për përgatitjen e programit specifik të Shqipërisë ka filluar dhe ka një komunikim intensiv ndërmjet ekipeve të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Financave dhe Shëndetësisë për përgatitjen e prioriteteve që do të përfshihen në këtë program si dhe detaje të tjera teknike. Kushtet që po përgatiten këto programe janë një rast i paprecedent. Me përafërsi mund të shkojë deri në 20 milionë fondi për nevojat e emergjencës për sistemin shëndetësor”, deklaroi Minxhozi.

Ajo shtoi se përveç kësaj mund të bëhen ristrukturime të projekteve ekzistuese të BB në Shqipëri, për të liruar fonde nga këto projekte dhe për t’i përdorur për emergjencën shëndetësore.

Sipas Minxhozit, ata janë duke punuar me intensitet shumë të lartë dhe është çështje ditësh dhe javësh që projektet të përfundojnë.

“Ky është një projekt dhe ka një komponent që mund të jetë për përgatitjen e pajisjeve të emergjencës për spitale, një komponent tjetër mund të jetë për reforma të mëtejshme. Përcaktimi i komponentit është në dorën e ekipeve të qeverisë dhe BB-së. Me përcaktimin e projekteve do të disbursohen me fleksibilitet në funksioni të evoluimit të situatës sipas nevojave”, sqaroi ajo./ATSh/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Zgjedhjet parlamentare 2025, Shehu: LDK është konfirmuar si partia e parë në Komunën e Junikut

Politikë
Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës që u bënë deputetë, Donat Lushaku pritet të marrë një nga drejtoritë e liruara

Lajme
Kalo në kategori