LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Rusia filloi që në janar me lajme të rreme për Coronavirusin

Musliu: Rusia filloi që në janar me lajme të rreme për Coronavirusin
Analisti i sigurisë, Agim Musliu

Analisti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se “armata ruse” për shpërndarjen e lajmeve të rreme ka filluar aktivitetin e dezinforimimit për Coronavirusin prej janarit.

Ai ka folur të premten në televizionin publik.

“Sa i përket Coronavirusit, ia kanë filluar të postojnë nga janari. Kanë postuar kundër SHBA-së dhe kundër shteteve të BE-së. Rusia nuk zgjedhë mjete, ka qëllimin”, ka thënë ai.


“Rusia e ka një ushtri të tërë në botë për të plasuar lajme të rreme”.

Ai është shprehur se Rusia e përdorë vazhdimisht luftën hibride.