Gjatë kohës sa zgjatë pandemia, në shumë klinika në QKUK do të trajtohen vetëm rastet emergjente në mënyrë që shtretërit të dedikohen për të prekurit me COVID-19.
Drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu për RTV Dukagjinin ka thënë se masat e para që janë marrë kanë të bëjnë me furnizim të mjaftueshëm me materiale shëndetësore.
“Kemi menduar se si do të sillemi nëse do të ketë një fluks më të madh të pacientëve të prekur me COVID-19 e që kanë nevojë për oksigjenoterapi apo trajtim me respiratorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sejdiu thotë se edhe disa projekte në implementim si ai i Mjekësisë Sportive janë funskionalizuar para kohe, në mënyrë që të jenë të gatshëm për ndonjë fluks më të madh të pacientëve me COVID-19.
“Edhe shumë klinika tjera i kemi zbrazur nga pacientët në mënyrë që të kemi hapësira më të mëdha për të prekurit me coronavirus”.
Drejtori i SHSKUK thotë se janë mobilizuar edhe spitalet regjionale për një fluks më të madh të pacientëve të prekur me coronavirus.
“Në përgjithësi i kemi në disponueshmëri rreth 2,000 shtretër nëpër spitale dhe QKUK por në raste të caktuara mund edhe të zgjerohemi më shumë pasi janë ndërprerë edhe disa shërbime jo emergjente në klinika tjera”.
Sejdiu thotë se rastet emergjente nuk do të mbeten pa shërbime, por kërkon mirëkuptim nga familjarët që të respektojnë udhëzimet për të ndaluar vizitat./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251