LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e pastrimit duan të përfshihen në Pakon Fiskale Emergjente

Punëtorët e pastrimit duan të përfshihen në Pakon Fiskale Emergjente

Në kohën kur rreziku i përhapjes së virusit Covid-19 ka prekur gjithë botën dhe numri i të prekurve është duke u rritur edhe në Kosovë, punëtorët e grumbullimit të mbeturinave nëpër komuna nuk po ndalen në kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Këta të fundit po thonë se janë të rrezikuar nga ky virus, marrë parasysh punën që po bëjnë këto ditë.

Punëtorët e kompanive rajonale të largimit të mbeturinave rrezikohen të mbesin edhe pa paga. Për këtë po shprehen të zhgënjyer me mos përfshirjen nga Qeveria e Kosovës në pakon emergjente fiskale.

Xhavit Arifi, ka tash e sa vjet që punon në kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, por asnjëherë thotë se nuk është ndjerë më i rrezikuar se tani. Derisa këto ditë institucionet po bëjnë apel për kujdes, ai thotë se çdo ditë po përballen me rrezik nga përhapja e coronavirusit. Për këtë ai shprehet i zhgënjyer edhe me institucionet.


“Ne jemi të rrezikuar edhe prej mbeturinave, edhe materialisht. Ne edhe pak mund të mbesim edhe pa paga…qeveria të kthejë mendjen nga ne, sepse mendoj që pas mjekëve, ne më të rrezikuarit jemi. Çdo kush është i rrezikuar, por ne jemi më së shumti pas mjekëve”, konsideron ai.

Derisa shumë biznese e shkolla janë mbyllur gjatë këtyre ditëve, Arifi tregon se a ka më shumë mbeturina gjatë kësaj kohe.

“ Po e shihni edhe vet, ja çfarë ngarkojmë. Tërë ditën janë punëtorët me këto fakte…Puna është e njëjtë, vetëm tek bizneset pak ka ra puna, në amvisëri është e njëjtë , nuk ka as rënie të mbeturinave, e as rritje, por është e njëjtë”, tregon Arifi.

Edhe zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnora Ademi deklaron se po përballen me mangësi financiare, derisa thekson se puna nuk është ndalur asnjë ditë.

“Ne, nëse vazhdon një epidemi e tillë, patjetër që do të jemi të rrezikuar, sepse ka rënë shumë niveli i inkasimit të mjeteve, afro 95 për qind më pak kemi të hyra. Që nënkupton që në një të ardhme ne nuk do të mund të kryejmë shërbim, sepse ne jemi ndërmarrje me vet-financim dhe të hyrat e kompanisë i sigurojmë vet. Ne nuk mund të inkasojmë të hyra, nëse qytetarët nuk paguajnë mbeturinat dhe nëse institucionet nuk na ofrojnë ndonjë ndihmë apo përkrahje”, shton ajo.

Ndër të tjera, shpreh shqetësimin se punëtorët e kësaj kompanie çdo ditë po përballen me rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19.

“Janë gjithmonë të rrezikuar sepse gjithmonë paraqitet rreziku nga mbeturinat sepse të gjitha thuajse janë të përziera dhe nuk mund të dihen se ku është rreziku. Në këtë situatë janë të rrezikuar sepse janë në front të drejtpërdrejt me mbeturinat dhe rreziku është gjithnjë prezent, mirëpo ne e kemi këtë mision. Sepse në këtë kohë punëtorët tanë po i quajmë si heronj. Sepse ata pavarësisht kushteve, pavarësisht sëmundjeve, pavarësisht rrezikut që mund t’iu kanoset, ata po vazhdojnë me gjithë mundësitë e veta të kryejnë punën e tyre… Menjëherë pas vendimit të qeverisë qysh në gjysmën e muajit mars me paraqitjen e rastit të parë të këtij virusi, ne kemi respektuar të gjitha vendimet që i ka publikuar Qeveria e Kosovës. Punëtorët që janë në terren gjithmonë jemi kujdesur që të jenë të pajisur me doreza, me maska, me dezinfektues”, thotë ajo për KP.

Ndryshe, deri më tani kanë rezultuar 126 persona me virusin COVID-19, 10 prej tyre janë shëruar, ndërsa një ka humbur jetën.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori