Maqedoni, shtohen fyerjet dhe gjuha e urrejtjes ndaj personave të vendosur në karantinë
Gjuha e urrejtjes dhe fyerjet në rrjetet sociale ndaj personave të infektuar me Virusin Korona ose ndaj atyre që vendosen në karantinë për shkak të qëndrimit të tyre jashtë vendi, për çdo ditë po bëhet më e shpeshtë. Kulmi ka arritur kur një qytetar nga Manastiri, në profilin e tij në Facebook, ka shprehur gjuhë të urrejtjes dhe mllef pas hapjes së Karantinës së parë në një hotel në këtë qytet.
“Ejani vëllezër dhe motra, bashkërisht, ndizni të gjitha hotelet në Maqedoni ku janë vendosur DJAJTË. Rastësisht, nëse dikush dëshiron të dalë priteni me plumb në ballë. Kjo është mundësia e fundit ta ruani Maqedoninë”.
Thirrjen për linç të qytetarit nga Manastiri e denoncoi zëvendësministrja plotësuese e punëve të brendshme Sllavjanka Petrovska e cila ka thënë se nuk do të lejojë thirrje për vrasje dhe dhunë ndaj kujtdo qoftë. Ndërsa ministri teknik i Punëve të brendshme Naqe Çulev, deklaroi se po veprojnë ndaj gjuhës së urrejtjes.
“Rasti i fundit ishte kryesisht ekstrem. Veprojmë, deri më tani është dorëzuar 1 padi penale dhe 19 njoftime për gjuhë të urrejtjes dhe për lajme të rrejshme deri në prokurorinë themelore publike. Veprojmë për këtë padi penale dhe për këto njoftime, sipas rekomandimeve të prokurorisë publike”, tha Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.
Ministri Çulev tha se deri më tani ka pasur reagime të shpeshta nga individë në vendbanimeve të ndryshme për personat që vendosen në karantinë. Ai shtoi se këto persona nuk guxon të stigmatizohen, pasi bëhet fjalë për pandemi e cila duhet të na bashkojë, pasi askush nuk është imun ndaj këtij virusi./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Nga e marta reshje lokale shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat malore
Qendra “Gjenocidi n`Kosovë-Plagë e hapur” mirënjohëse për deputetin suedez për nominimin e Feride Rushitit
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
Zbardhen mesazhet e vrasjes në Shkodër, një zë gruaje futi në kurth 33-vjeçarin Ramazan Mataj
Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta