Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka shkruar letër ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, i cili tash e një muaj ndodhet në spital për shkak të infektimit me Coronavirus.
Në letrën e tij Kurti i ka shprehur Solanas keqardhjen e tij dhe të popullit të Kosovës për infektimin e tij me coronavirus.
“Më kanë informuar që ju ende jeni i shtrirë në spital por që gjendja juaj është përmirësuar. Mendja dhe lutjet tona janë me ju, dhe shpresoj që do ktheheni në shtëpi dhe te më të dashurit tuaj sa më shpejt që është e mundur”, thuhet në letrën e Kurtit.
Letra e plotë e Kurtit drejtuar Solanas:
I nderuar z. Javier Solana,
Populli i Republikës së Kosovës dhe unë ndjejmë keqardhje për infektimin tuaj me coronavirusin e ri COVID-19. Më kanë informuar që ju ende jeni i shtrirë në spital por që gjendja juaj është përmirësuar. Mendja dhe lutjet tona janë me ju, dhe shpresoj që do ktheheni në shtëpi dhe te më të dashurit tuaj sa më shpejt që është e mundur.
Kjo pandemi ka ndikuar në të gjitha shtetet dhe popujt. Ajo si e tillë nuk njeh moshë, status shoqëror, fe apo kombësi. Të gjithë jemi të rrezikuar nga virusi dhe ky realitet e ka ndryshuar krejtësisht mënyrën e jetesës në përditshmërinë tonë. Shumica prej nesh jemi izoluar në ambiente të mbyllura, qoftë në zyre, shtëpi apo në dhoma të spitalit; po kalojmë shumë më pak kohë me të tjerët dhe më shumë kohë me vetveten. Këto ditë na është përkujtuar rëndësia e solidaritetit. Në këtë kohë të vështirë, duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të luftojmë këtë betejë së bashku, ashtu që të dalim nga kjo më të fuqishëm.
Asnjëherë nuk do të harrojmë rolin tuaj si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-së dhe Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimi ynë në vitin 1999, si dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Ju uroj shërim të plotë dhe të shpejt, si dhe shëndet të mirë pas kësaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje