LAJMI I FUNDIT:
Fun

Coronavirusi vonon dasmën e mjekut: ‘Ne mund të presim, i sëmuri jo’

Coronavirusi vonon dasmën e mjekut: ‘Ne mund të presim, i sëmuri jo’

Domenico De Padova ka ndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi të tij dhe të fejuarës së tij, të veshur me kostume mbrojtëse, maska ​​dhe syze, dhe duke shkëmbyer puthje.

Dy mjekë që punonin në një spital në Pugla duhej të shtynin një dasmë të planifikuar për një kohë të gjatë për shkak të coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Domenico dhe Silvia, së bashku të lidhur për 10 vjet, u është dashur të shtyjnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë së Covid-19. Ata të dy punojnë në një spital në Pugla dhe këto ditë, për shkak të punës gjatë ditës, mezi janë në gjendje ta shohin njëri-tjetrin, raporton La Repubblica.

“Kur kemi pak kohë të lirë ne përpiqemi të qëndrojmë sadopak me njëri-tjetrin. Ne dëshirojmë që e gjithë kjo të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mund t’i rikthehemi jetës sonë. Tashmë kemi caktuar datën dhe vendin e dasmës, dhe kjo pandemi nuk na ndryshuar të gjitha planet deri më tash”, thanë të fejuarit.

Domenico ka ndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi të tij dhe të fejuarit të tij ku, të veshur me kostume mbrojtëse, maska ​​dhe syze, ata shkëmbejnë puthje. Përveç fotografisë, ai shkroi: ‘Çdo betejë është më e lehtë nëse jetoni në dy. Dashuria jonë është më e fortë se gjithçka. Te dua’

Edhe pse këta të fejuar janë në një situatë të vështirë këto ditë, ata nuk po heqin dorë nga pacientët e tyre. Ata e duan punën e tyre dhe japin atomin e fundit të fuqisë për të shpëtuar jetën e të infektuarve.

“Ne luftojmë dhe nuk heqim dorë. Ne besojmë se do të kemi sukses ta shkatërrojmë këtë armik të padukshëm dhe që një ditë të gjithë do të jemi të bashkuar si më parë. Dhe sa i përket dasmës tonë, ajo mund të presë. Dashuria jonë forcohet vetëm dhe kur dalim nga kjo, na pret një festë e vërtetë – tha Silvia, një mjeke në spitalin e Pugla. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Një foto e një qilimi në Kroaci ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale

Fun
Kalo në kategori