LAJMI I FUNDIT:

Pandemia e coronavirusit po bën që Toka të dridhet më pak

Pandemia e coronavirusit po bën që Toka të dridhet më pak

Rrugët e qytetit dikur të mbushura me njerëz, tani janë bosh. Trafiku i autostradave është ngadalësuar në minimum dhe më pak njerëz mund të gjenden jashtë.

Masat globale të bllokimit për të ndalur përhapjen e coronavirusit, në dukje të parë e kanë bërë botën shumë më të qetë, shkruan CNN. Shkencëtarët po e vërejnë atë gjithashtu.

Në të gjithë botën, sizmologët po vëzhgojnë shumë më pak zhurmë sizmike të ambientit – domethënë dridhjet e krijuara nga makinat, trenat, autobusët dhe njerëzit. Dhe në mungesë të asaj zhurme, korja e sipërme e Tokës po lëviz pak më pak, transmeton Telegrafi.


Thomas Lecocq, një gjeolog dhe sizmolog në Royal Observatory në Belgjikë, e tregoi për herë të parë këtë fenomen në Bruksel.

Sipas Lecocq, Brukseli po sheh një ulje prej 30% deri në 50% të zhurmës sizmike të ambientit që nga mesi i marsit, rreth kohës kur vendi filloi të zbatojë mbylljen e shkollave dhe të bizneseve dhe masave të tjera për distancimin shoqëror.

Ulja e zhurmës ka pasur një efekt veçanërisht interesant në Bruksel: Lecocq dhe sizmologët e tjerë janë në gjendje të zbulojnë tërmete më të vogla dhe ngjarje të tjera sizmike, që disa stacione sizmike nuk do t’i kishin regjistruar.

Stacionet sizmike janë vendosur zakonisht jashtë zonave urbane, sepse zhurma e zvogëluar e njeriut e bën më të lehtë marrjen e dridhjeve delikate në tokë. Mirëpo ai në Bruksel, sidoqoftë, ishte ndërtuar më shumë se një shekull më parë dhe qyteti që nga ajo kohë është zgjeruar edhe rreth tij.

Zhurmat e përditshme e jetës së qytetit, do të thotë që stacioni në Bruksel nuk do të kapte zakonisht ngjarje të vogla sizmike. Kjo tregon se njerëzit janë duke i dëgjuar rregullat e bllokimit

Lecocq tha që grafikët që paraqesin zhurmën njerëzore janë dëshmi se njerëzit, janë duke dëgjuar paralajmërimet e autoriteteve për të qëndruar brenda dhe për të minimizuar sa më shumë aktivitetin e jashtëm.

“Nga këndvështrimi sizmologjik, ne mund t’i motivojmë njerëzit të thonë, njerëz. Ju ndjeheni sikur jeni vetëm në shtëpi, por ne mund t’ju themi se të gjithë janë në shtëpi. Të gjithë po bëjnë të njëjtën gjë. Të gjithë po respektojnë rregullat”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori