LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e saj preku të gjithë, shërohet infermierja italiane – thotë se do të kthehet përsëri

Fotografia e saj preku të gjithë, shërohet infermierja italiane – thotë se do të kthehet përsëri

Një infermiere 43-vjeçare, fotografia e së cilës e tregon atë duke fjetur mbi tastierë u bë simbol i përpjekjeve të palodhshme të punonjësve shëndetësorë në Itali në luftën kundër coronavirusit.

Dhe ajo, siç shkruajnë mediat italiane, përcjell Telegrafi, tanimë është rikuperuar nga virusi dhe thotë se ajo “nuk mund të presë” për t’u rikthyer në punë.

Bëhet fjalë për infermieren e quajtur Elena, e cila kishte “bërë një sy gjumë” pa i hequr dorezat, maskat, pastrimet dhe mbulesën në kokë, pas një ndërrimi rraskapitës në spitalin e Cremona.


Infermieret italiane rrëfejnë përvojën në luftën kundër coronavirusit, njëra me mavijosje për shkak të maskës – tjetrën e zë gjumi në tavolinë
Lexo po ashtu Infermieret italiane rrëfejnë përvojën në luftën kundër coronavirusit, njëra me mavijosje për shkak të maskës – tjetrën e zë gjumi në tavolinë

Por siç ishte bërë e ditur, pesë ditë më vonë, ajo kishte dalë pozitiv në testin për coronavirus.

“Nuk mund të pres që të kthehem”, citohet të ketë thënë ajo për mediat italiane.

Derisa kishte folur për mediat, Elena Pagliarinin kishte treguar sfidat me të cilat ballafaqohet çdo ditë.

“Mendoj se të gjithë ne jemi testuar në trup dhe mendje, kjo për faktin se shumë njerëz të sëmurë shohim çdo ditë dhe që kërkojnë ndihmën tonë. Ne fillojmë punën në ora 8 të mëngjesit dhe punojmë për më shumë se 10 orë”, kishte shtuar ajo.

Ndryshe, raportimet e fundit tregojnë shifra të cilat flasin për një rëndim të bilancit të të vdekurve nga coronavirusi në Itali.

Italia nuk gjen qetësi nga coronavirusi, 760 viktima në vetëm 24 orët e fundit
Lexo po ashtu Italia nuk gjen qetësi nga coronavirusi, 760 viktima në vetëm 24 orët e fundit

Departamenti i mbrojtjes civile tha të enjten se 83,049 njerëz janë të infektuar aktualisht me coronavirus në Itali, 2.477 më shumë se të mërkurën.

Po sipas medieve italiane, përcjell Telegrafi, Departamenti tha se 13.915 njerëz kanë vdekur deri më tani nga coronavirusi në Itali, 760 më shumë sesa të mërkurën.

Ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve që janë infektuar në Itali, përfshirë të ndjerit dhe të rikuperuarit, është 115,242.

Ndërkohë, në nivel global, më shumë se 965,000 njerëz janë diagnostikuar me virus, dhe rreth 203,000 janë shëruar.

Ndërsa sa i përket të vdekurve në nivel global, numri ka arritur në gati 50 mijë, nga sëmundja e cila thuhet se u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Kalo në kategori