LAJMI I FUNDIT:

I ngjante një ‘qyteti fantazmë’, pamje që tregojnë rikthimin e qarkullimit në rrugët e Wuhanit

I ngjante një ‘qyteti fantazmë’, pamje që tregojnë rikthimin e qarkullimit në rrugët e Wuhanit

Disa pamje të publikuara së fundmi thuhet se tregojnë kthimin e veturave në rrugët e Wuhan, qyteti kinez ku supozohet se e ka origjinën coronavirusi.

Këto pamje vijnë në kohën kur po raportohet se qyteti kinez, përkatësisht e tërë Kina ngadalë po “shërohet” nga epidemia gjatë së cilës dukej si një “vend fantazmë”, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Wuhan u vendos në bllokim në janar me banorët e ndaluar të largoheshin, me postblloqe rrugës duke rrethuar rrethinat e qytetit dhe me kufizime drastike në jetën e përditshme.


Megjithatë, Kina tani po lufton për të kontrolluar një valë rastesh të importuara pasi infeksionet ende ekzistojnë jashtë vendit.

“Po më duket sikur po kthehem në një tokë të huaj”: Si dukej Wuhani në ‘ditën e parë të rihapjes’, pas më shumë se dy muaj të izolimit
Lexo po ashtu “Po më duket sikur po kthehem në një tokë të huaj”: Si dukej Wuhani në ‘ditën e parë të rihapjes’, pas më shumë se dy muaj të izolimit

Siç ishte bërë e ditur, njerëzve tani u lejohet të hyjnë në qytet, por jo të largohen, dhe shumë trena ishin rezervuar plotësisht ditë më parë.

Një studim zbuloi se bllokimi në Wuhan arriti të ndalojë virusin të përhapet shpejt dhe u dha ambienteve të kujdesit shëndetësor mundësinë e reagimit, por paralajmëroi që qyteti të mos hapet shumë shpejt.

Një total Kina kishte mbi 3,300 njerëz të vdekur nga Covid-19 dhe mbi 8o mijë të infektuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori