LAJMI I FUNDIT:

Pako mbështetëse për mësimin online, të angazhuarit do të përfitojnë deri në 300 euro në muaj

Pako mbështetëse për mësimin online, të angazhuarit do të përfitojnë deri në 300 euro në muaj

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar Vendimin për Pakon Mbështetëse për realizimin e mësimit në distancë.

Kjo pako përmban masat në vijim:

Mësimdhënësit të cilët do të përfshihen drejtpërdrejt në përgatitjen dhe prodhimin e video-materialeve mësimore për klasat 1-9, të ju sigurohen shtesa mbi pagën;


Personeli i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Qamil Batalli” në Prishtinë, Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren dhe personeli i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që është i përfshirë drejtpërdrejt në realizimin e mësimit në distancë, të ju sigurohet shtesë mbi pagë.

Qeveria emëron bordet e përkohshme në Postë, Ujësjellës e Infrakos
Lexo po ashtu Qeveria emëron bordet e përkohshme në Postë, Ujësjellës e Infrakos

Shtesë mbi pagë edhe për personelin civil të Drejtorive Komunale të Arsimit në Komunën e Prishtinës dhe në atë të Prizrenit.

Shuma e shtesës mbi pagë është nga 150 euro deri në 300 euro në muaj, për muajt mars, pri ll dhe maj 2020 dhe do të realizohet në bazë të kritereve dhe kategorizimit të nivelit të angazhimit që do t’i përcaktojë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.