LAJMI I FUNDIT:

Kënga “Halo” e Beyonce arrin një miliard shikime në YouTube

Kënga “Halo” e Beyonce arrin një miliard shikime në YouTube
Beyonce në klipin "Halo" (Foto: YouTube)

Kënga “Halo” e Beyonce zyrtarisht ka arritur në një miliard shikime në YouTube, videoja e saj e parë muzikore që arriti të marrë vëmendje të madhe në mbarë botën.

Klipi i vitit 2009 tregon që Bey po kalonte kohë në dritën eterike të mëngjesit me të dashurin e saj, ndërsa ai vazhdon të shikojë vallëzimin e saj në pasqyrë.


Hiti gjithashtu kryesoi në “Hot 100 Billboard”, duke kaluar 31 javë në tabelë dhe duke arritur kulmin në Nr 5 më 22 maj 2009.

Beyonce në klipin “Halo” (Foto: YouTube)

Diva e muzikës pop me “Halo” po ashtu fitoi për performancën më të mirë vokale në 52 vjetorin e çmimeve “Grammy”.

Ky projekt është pjesë e albumit të Beyonce të titulluar “I Am … Sasha Fierce”, të cilin e publikoi në vitin 2008.

Të gjitha lajmet nga Beyonce
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Beyonce

Pesë videot më të shikuara të yllit botëror janë, sipas radhës: “Halo”, “Single Ladies”, “Drunk in Love”, “7/11” dhe “Crazy in Love”.

Beyonce Giselle Knowles-Carter ka qenë në qendër të vëmendjes një pjesë të madhe të jetës së saj, siç tashmë është dëshmuar me projektet e çmimet e shumta që ka fituar.

“Lemonade”, Dangerously in Love”, “Beyonce”, “I Am Sasha Fierce”, “B’Day”, “4”, “Beyoncé Homecoming: The Live Album”, “Me, Myself and I”, “Epic”, “Live at Wembley”, janë vetëm disa prej albumeve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Organizatorët e Eurovisionit njoftojnë se do të heqin flamujt palestinezë: Kushdo që sjell një të tillë, do të ndalohet nga rojet

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina

"Duke dalë nga kafazi", Bebe Rexha duket atraktive me stilin e saj urban në fotografitë e fundit

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Kalo në kategori