Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi vetëm pak ditë më parë solli albumin e saj të dytë të titulluar “Future Nostalgia”.
“Nostalgjia e së ardhmes” aktualisht është në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në top 5 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, është një nga albumet më të vlerësuara deri më tani, me një rezultat mesatar prej 88 në Metacritic.
Ylli nga Kosova së fundmi ka dhënë një intervistë për BBC, ndërsa ka folur rreth albumit të fundit, jetës në Londër e po ashtu edhe rreth origjinës së saj.
“Këmbëngulja, megjithatë, është në gjakun e saj. Lindur në Londër, prindërit e saj shqiptarë-kosovarë e sollën përsëri në Prishtinë në moshën 13-vjeçare, por kjo zgjati vetëm dy vjet pasi është kthyer sërish në Mbretërinë Bashkuar, vetëm, për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare”, ka thënë Dua për BBC, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk ndjeva sikur kisha mundësi të mjaftueshme ta bëja këtë nga Kosova”.
“Kështu që kur u ktheva në Londër në moshën 15-vjeçe, unë vazhdoja të shkoja në shkollë, por mendova, unë do të përdor rrjetet sociale në avantazhin tim dhe do të publikojë disa këngë ‘cover’ në internet”, vazhdoi ajo.
“Thellë kam dashur ta kem atë efektin Justin Bieber ku dikush do të më gjente në YouTube”, ka thënë mes tjerash artistja shqiptare.
Përvoja gjithashtu e ndihmoi atë të përcaktonte se kush dëshironte të ishte si artiste.
“Ndjehem sikur jam shumë më tepër në kontakt me atë që jam tani. Unë kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe atë që dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë”, shton më tej Lipa.
“Future Nostalgia” është albumi i dytë i këngëtares, i cili vjen pas atij “Dua Lipa” të lansuar në vitin 2017.
Albumi përmban gjithsej 11 këngë, tre prej të cilave i ka publikuar me klip: “Don’t start now”, “Physical” dhe “Break my heart”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku
"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe