LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kinezë thonë se kanë zbuluar “anti-trupa efektivë” kundër coronavirusit

Shkencëtarët kinezë thonë se kanë zbuluar “anti-trupa efektivë” kundër coronavirusit

Një ekip i shkencëtarëve kinezë ka izoluar disa antitrupa për të cilët thonë se janë “jashtëzakonisht të efektshëm” në bllokimin e aftësisë së coronavirusit të ri për të hyrë në qeliza, të cilat përfundimisht mund të jenë të dobishëm në trajtimin ose parandalimin e COVID-19.

Aktualisht nuk ka një trajtim të provuar efektiv për sëmundjen, e cila thuhet se e ka origjinën në Kinë dhe po përhapet në të gjithë botën në një pandemi që ka infektuar më shumë se 900,000 njerëz dhe ka vrarë rreth 45,000 të tjerë.

Zhang Linqi në Universitetin Tsinghua në Pekin tha se një ilaç i bërë me antitrupa si ato që ekipi i tij ka gjetur mund të përdoret në mënyrë më efektive sesa qasjet aktuale, përfshirë këtu atë që ai e quajti trajtim me plazma të personave që tanimë janë shëruar.


Kjo pasi që, siç shkruan Reuters, përcjell Telegrafi, plazma përmban antitrupa, por kufizohet nga lloji i gjakut.

Në fillim të janarit, ekipi i Zhang dhe një grup në Spitalin e 3-të në Shenzhen filluan të analizojnë antitrupa nga gjaku i marrë nga pacientët e rikuperuar me COVID-19, duke izoluar 206 antitrupa monoklonalë të cilët treguan atë që ai e përshkroi si një aftësi “të fortë” për t’u lidhur me proteinat e virusit.

Më pas ata kryen një test tjetër për të parë nëse ata në të vërtetë mund të parandalojnë hyrjen e virusit në qeliza, siç i ka thënë ai Reuters në një intervistë.

Ndër 20 antitrupat e parë të testuar, katër ishin në gjendje të bllokojnë hyrjen virale dhe prej tyre, dy ishin “jashtëzakonisht të mirë” në këtë mënyrë, tha Zhang.

Ekipi tani është përqendruar në identifikimin e antitrupave më të fuqishëm dhe ndoshta kombinimin e tyre për të lehtësuar rrezikun e mutacionit të ri të coronavirusit.

Nëse gjithçka shkon mirë, zhvilluesit e interesuar mund t’i prodhojnë në masë ato për provë, së pari tek kafshët dhe përfundimisht te njerëzit.

Dhe në këtë drejtim, grupi thuhet se ka kërkuar një partneritet me një firmë bioteknike Sino-Sh.B.S, Brii Biosciences, në një përpjekje “të avancojë kandidatë të shumtë për ndërhyrje profilaktike dhe terapeutike”, sipas një deklarate të Brii.

“Rëndësia e antitrupave është provuar në botën e mjekësisë për dekada”, ka thënë Zhang, sipas të cilit “ato mund të përdoren për të trajtuar kancerin, sëmundjet autoimune dhe sëmundjet infektive”.

Antitrupat nuk janë një vaksinë, por potencialisht mund t’u jepen njerëzve në rrezik me qëllim parandalimin e tyre nga kontraktimi me COVID-19.

Normalisht duhen rreth dy vjet që një ilaç të aprovohet për përdorim te pacientët, por Zhang, i cili postoi gjetjet në internet, shpreson që antitrupat të testohen te njerëzit në gjashtë muaj dhe nëse ato zbulohen të jenë efektive në prova, përdorimi i vërtetë për trajtim do të zgjasë më shumë.

Megjithatë, Reuters shkruan se ekspertë të tjerë kërkojnë kujdes.

“Ekzistojnë një numër hapash që tani do të duhet të ndiqen para se të mund të përdoren si një trajtim për pacientët me coronavirus”, mendon specialisti i sëmundjeve infektive të Universitetit Hong Kong, Ben Cowling kur gjetja iu përshkrua atij nga Reuters.

“Por është vërtet emocionuese të gjesh këto trajtime të mundshme, dhe pastaj të kesh një shans t’i provosh ato. Sepse nëse mund të gjejmë më shumë kandidatë, atëherë përfundimisht do të kemi trajtim më të mirë”, citohet të ketë thënë Cowling. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori